English

Kapen 2 të shumëkërkuarit për vrasje

Ditën e sotme, 20.03.2014 rreth ores 00.10 në kuadër të operacionit të koduar “Sfida e fundit”, nga Sektori i Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në Policinë e Tiranës është bërë e mundur kapja e dy të shumë kërkuarve për vrasje.

Në sajë të një pune intesive operative gjurmuese disa mujore në zbatim të një plani të detajuar operacional, është arritur kapja e personit shumë të kërkuar Shkëlqim Asllan Alushi, (me pseudonimin Reci), i cili u kap në ambientet e banesës së tij në Fshatin Zall-Herr Kamëz,Tiranë.

Ky shtetas ishte i kërkuar më datë 11.03.2005 sepse në vendin e quajtur Kodra e Kuqe Zall-Herr, në ambjentet e lokali, pas një debati për motive castit, me shtetasin Albert Gjoka, ka vrarë me arme zjarri automatike shtetasin Arben Zguri ushtar me pagesë në Repartin Ushtarak 1400 si dhe ka plagosur shtetasit Albert dhe Kujtim Gjoka.

Pas ngjarjes, autori i krimit Shkëlqim Alushi është larguar me një autoveturë benz,me targa TR.1918 E e cila është gjetur e braktisur në afërsi të vendit te ngjarjes.

Ndalimi i shtetasit Shkëlqim Alushi u realizua pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim Nr.383,datë 14.04.2006, e ka dënuar këtë shtetas me 25 vjet burg, për veprën penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese në bashkëpunim dhe mbajtjes pa leje te armëve luftarake ” parashikuar nga nent 79-dh-25 dhe 278/2, të K.Penal.

Materialet proeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

2. Sot me date 20.03.2014 rreth orës 01.30,nga ana e efektivave të Sektorit të Forcës së Posacme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, pas një pune intesive operative-gjurmuese, u be e mundur kapja e personit tjetër shumë të kerkuar Albert Naim Hoxha, i cili u kap në ambientet e banesës së tij në fshatin Kashar,Tiranë.

Ky shtetas ishte person në kërkim pasi me datën 22.04.2007, në Kashar Tiranë, pas një debati për motive të dobta, në bashkëpunim me shtetasin Ilirjan Hajdari, kanë tentuar të vrasin me armë të ftohtë (thikë) shtetasit Nriçim Lleshi dhe Ilirjan Kamberi.

Ndalimi i shtetasit Albert Hoxha është bërë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim të datës 03.05.2012, e ka denuar këtë shtetas me 20 vjet burgim për veprën penale te “Vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese”te kryer kunder dy ose me shume personave,te mbetur ne tentative, parashikuar nga nent 79-dh,22-23 te K.Penal.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per veprime te metejeshme.

KOMENTE