English

Ilir Meta, viziton Selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Tiranë

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta, ka vizituar sot Selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Tiranë me rastin e festës së Sulltan Novruzit, ku u takua me kreun e kësaj selie, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Haxhi Baba Edmond Brahimaj.

Në këtë vizitë, Kryetari i Kuvendit shoqërohej nga bashkëshortja e tij, deputetja znj. Monika Kryemadhi.

Duke folur për mediat pas vizitës, Kryetari i Kuvendit ka uruar të gjithë besimtarët bektashianë në ditën e Sulltan Novruzit, por edhe të gjithë qytetarët shqiptarë për një të ardhme më të mirë, për më shumë shpresë dhe për më shumë bashkëpunim.

Z. Meta shprehu bindjen se kjo është një ditë që na fton të gjithëve për të qenë më të mbarë dhe më besimplotë drejt së ardhmes.

“Në këtë ditë të mrekullueshme të Sulltan Novruzit, në këtë ditë të re, që sjell shpresa të meta-baba mondi 22 reja për të gjithë, dua të uroj të gjithë besimtarët bektashianë, por edhe të gjithë qytetarët shqiptarë për një të ardhme më të mirë, për më shumë shpresë dhe për më shumë bashkëpunim. Jam i bindur se kjo është një ditë që na fton të gjithëve për të qenë më të mbarë dhe më besimplotë drejt së ardhmes”, deklaroi Kryetari i Kuvendit.

Ndërkaq, z. Meta zhvilloi edhe një vizitë në Odeonin e Selisë së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Tiranë, një vepër madhështore, që është duke përfunduar dhe më pas u ndal shkurtimisht edhe në Muzeun e Shenjtorëve.

KOMENTE