English

Tahiri: Shqipëria nuk konsiderohet më, vend i denjë për të pritur qytetarë që kërkojnë azil, të luftojmë këtë fenomen

“Të konsiderojnë se sot është e pamundur të kërkosh dhe të marrësh azil në BE. Shqipëria nuk konsiderohet më vend i denjë për të pritur qytetarë që kërkojnë azil. Jemi të vendosur, që bashkë me partnerët tanë të luftojmë këtë fenomen, edhe dimensionin social, edhe atë ekonomik, por mbi të gjithë dimensionin kriminal”, Ministri i Brendshëm nga Rinasi.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ndodhej në aeroport për të pritur Lordin Taylor of Holbeach, Ministër i Shtetit për Emigracionin në Britaninë e Madhe, i cili udhëtoi së bashku me 49 shqiptarë nga Londra, që qëndronin në Angli në mënyrë ilegale.

“Kam ardhur bashkë me 49 persona që ishin në Angli në mënyrë ilegale dhe ndaj tyre është marrë masa e deportimit. Jemi të detyruar të përballemi edhe me këtë fenomen. Në emër të qeverisë angleze jam i lumtur të them që kemi një bashkëpunim të mirë për të luftuar jo vetëm emigracionin, por edhe krimin në përgjithësi”, deklaroi Lordi Taylor of Holbeach.

KOMENTE