English

Ndahet nga jeta ish-kryeministri më i pëlqyeshëm i Spanjës, Adolfo Suarez

Ish kryeministri i Spanjës Adolfo Suarez, i cili e drejtoi kombin gjatë viteve të turbullta pas vdekjes së diktatorit fashist Francisko Franko, ka vdekur në moshën 81 vjeçare pas një infeksioni respirator.

Mbreti Juan Carlos u kthye tek ai pas vdekjes së Frankos në vitin 1975 në përpjekje për të bashkuar fraksionet e ndryshme politike të Spanjës.

Z. Suarez shërbeu si kryeministër deri në vitin 1981 dhe u bë një nga politikanët më të respektuar të vendit.

Ai kishte qenë duke vuajtur nga sëmundja Alzheimer për rreth një dekadë, dhe vdiq të dielën pasdite në spitalin e Madridit Klinika Centro.

Mbreti Juan Carlos e ka quajtur Z. Suarez një koleg të jashtëzakonshëm dhe një mik të vërtetë.

Në një mesazh televiziv, mbreti tha se zoti Suarez ishte i "udhëzuar në çdo hap nga besnikëria e tij ndaj kurorës dhe të gjitha ato që ai përfaqëson, mbrojtja e demokracisë, shtetit të së drejtës, unitetin dhe diversitetin e Spanjës".

KOMENTE