Profesor Kristaq Berxholi - Nje terheqje vemendje...(PER TE GJITHE)
Kete vit , me sa duket pranvera dhe vera, do te vijne pak me heret. Temperaturat jo te zakonshme per kohen ku jemi, jane nje faktor favorizues per shume arthropode si mushkonjat etj. Nje faktor i rendesishem eshte kjo temperature edhe per riqnat. Ne vendin tone qarkullojne shume lloje mushkonjash e rinqash, ku midis tyre permendim Hyalomat, shkaktare te etheve hemorragjike ne njerez (me klinike) dhe kafshe (pa klinike). Riqnat Ixodes ricinus, pergjegjese per infeksionin e Tick borne encefalitit (encefaliti kerpushor). Te dy keto infeksione jane evidentuar ne vendin tone. Ethja hemorragjike ne kafshe eshte evidentuar (nga kerkimet tona-Arta Lugaj) edhe ne zona ku aktualisht nuk kemi raste ne njerez.Kjo tregon per qarkullimin e Hyalomave te infektuara edhe ne keto zona. Mos shfaqja e formave klinike ne keto zona lidhet me nivelin e prezences se riqnave(Hyaloma marginatum) te infektuara nen 80%. Temperaturat edhe mund ti favorizojne shtimin e tyre, si pasoje rreziku eshte potencial. Po keshtu eshte problemi edhe per riqnat Ixodes ricinus. Edhe kjo mjaft e perhapur ne vendin tone. Ne shume zona te vendit, sipas studimeve tona, ajo eshte ne nivel te larte. Encefaliti pranveror ne vendin tone eshte mjaft i perhapur nder kafshet bujqesore. Dhite sidomos, por edhe dhente e gjedhet jane te infektuara. Eliminimi i virusit nepermjet qumeshtit te kafsheve te infektuara, ne fazen e viremise, shton rrezikun per njerzit. Edhe ky infeksion prek kafshet pa shenja klinike dhe nuk i kushtohet rendesi. Eshte kjo arsyeja qe kujdesi nga riqnat (mos infektimi i tyre-njerzit por edhe kafshet) duhet filluar qysh tani me ndryshimin e fuqishem te klimes. Per kete eshte e nevojshme te behet kujdes kur delet ne shetitje ne pyll tani ne kete kohe. Mundesisht ne zonat, ku jane vrejtur raste te ketyre semundjeve, te delet me masa mbrojtese te kembeve(pantollona te gjata) dhe duarve (kemishe me menge te gjata). mos qendroni afer kacubeve. Mbas shetitjeve eshte e rekomandueshme qe te kontrollohet me imtesi trupi i cdo personi, por sidomos femijve. Nese konstatoni riqna te fiksuara ne trup, drejtohuni tek mjeku, pasi heqja e pakujdesshme e tyre krijon probleme. Mos levizni ne keto zona sidomos, ne pikun e aktivitetit te riqnave ora 11 deri ora 14. Mos levizni ne zona me bar te larte, pasi Ixodet qendrojne ne maje te tij dhe kapen pas cdo bujtesi qe kalon aty. Kontrolli i kafsheve mbas kthimit nga kullota, per riqna, eshte domosdoshmeri. Heqja e riqnave nga trupi i tyre (kafsheve) duhet bere vazhdimisht. Kujdes: RIQNAT E HEQURA NGA TRUPI I KAFSHEVE MOS I HIDHNI ANDEJ KETEJ, PASI ATO NGJITEN PERSERI TEK KAFSHET, POR EDHE TEK NJERZIT. I GRUMBULLONI ME KUJDES DHE I DIGJNI. Perdorni dezinfektante kundra riqnave, konform keshillave te specialisteve te mjekesise veterinare. KUJTESE: DEZINFEKTANTET NUK KANE ASNJE EFEKT TEK HYALOMAT KUR ATO JANE NE TOKE. Shmangni, sa te jete e mundur, kullotjen e kafsheve ne zonat qe njifen si endemike per riqnat. Kujdes edhe ne heqjen e riqnave nga trupi i kafsheve qe ato te mos demtohen, pasi gjaku ne organizmin e tyre mund te jete i infektuar. MJEKE VETERINARE, JU TAKON JUVE ME SHUME SE KUJDO TJETER, qe te beni sa me shume propagande, ne zonat ku ushtroni juridiksionin tuaj, per rrezikun e ketyre arthropodeve, per kujdesin nga riqnat dhe luftimin e tyre. Mos harroni mushkonjat. Nili Perendimor ne vendin tone, tashme eshte diagnostikuar ne kafshe. Per te pare zonat ku ai qarkullon me se paku nga studimi i kryer, referojuni studimit per kete problem, tashme te botuar ne Revisten prestigjoze (Transboundary and Emerging Disease. Nendor 2013- Numur special). Mendoj se keto gjera shume eksperte te veterinarise i dine. Une vetem sa jua kujtoj. Ndermarja e nje studimi mbare kombetar per percaktimin e zonave me intesitet riqnash dhe te infektuara eshte e rendesishme. Bashkepunimi i sherbimeve, ne kuadrin e inisiatives "Nje Bote nje Shendet", eshte detyrim. Ashtu si i ka bere bota me kohe. Kush kerkon sqarime te metejshme le te kontaktoje me ne.