Seksioni për narkotikët
Më datë 24.03.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Eros Pandeli Angjeli, vjeç 23, banues në Laç, pasi dyshohet se rreth orës 12:45, te sheshi “Rilindja”, u kap me 3.6 gr. lëndë narkotike Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.
Më datë 24.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin J.M., vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 19:00, nga kontrolli fizik, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 2.2 gr. lëndë narkotike Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.
Seksioni për korrupsionin
Më datë 24.03.2014, një 37 vjeçar, kallëzon se punonjës të komunës duke shpërdoruar detyrën, nuk i kanë dërguar dokumentacionin në ZVRPP Tiranë, për tokën e përfituar me ligjin 7501, por ju kanë dhënë personave të tretë. Neni 248 i Kodit Penal.
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 24.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen N.C., vjeç 43, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në kohë të ndryshme, me anë të mashtrimit, i ka marrë 3.350.000 lekë shtetases L.D., vjeç 58, banuese në Shkozë. Neni 143 i Kodit Penal.
Më datë 24.03.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetases Xh.B., vjeç 46, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ka aplikuar për pasaportë pranë Zyrës Gjendjes Civile Tiranë dhe Elbasan, duke ndryshuar datëlindjen. Neni 189 i Kodit Penal.
Seksioni për krimet ndaj jetës
Më datë 24.03.2014, rreth orës 07:40, në rrugën “Nikolla Tupe”, një person ka tentuar të vrasë me armë zjarri, duke qëlluar në drejtim të mjeti tip “Citroen“të drejtuar nga shtetasi A.D., vjeç 31, banues në Tiranë, ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 78 e 22 e 278/2 të Kodit Penal.
Më datë 25.03.2014, rreth orës 02.40, në fshatin Farkë e Vogël, në murin e banesës së shtetasit F.P., kanë vendosur e shpëryhyer një sasi lëndë plasëse, për pasojë ka dëme materiale. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Informacion paraprak.
Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 24.03.2014, rreth orës 07.00, në bulevardin “Zhan Dark”, një shtetas me motor, ka aksidentuar shtetasin A.B., vjeç 76, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 290/1 i Kodit Penal.
Më datë 24.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen S.K., vjeç 59, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, nuk ka lejuar të futet në banesën e përbashkët ish bashkëshortin D.K., vjeç 62. Neni 277 i Kodit Penal.
Më datë 24.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L.Sh., vjeç 31, banues në Tiranë, security privat te një qendër tregtare, pasi dyshohet se rreth orës 11:00, te TEG-u, në dyqanin “Jumbo”, ka shoqëruar pa dëshirën e saj shtetasen A.D., vjeç 36, banues në Qesarak. Neni 110 i Kodit Penal.
Më datë 24.03.2014, gjatë natës, te “Kopshtit Zoologjik”, është vjedhur banesa e shtetases L.P., vjeç 31, ku kanë marrë bizhuteri floriri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 24.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.K., vjeç 48, banues në Elbasan, me leje drejtimi, pasi dyshohet se rreth orës 12:00, në rrugën Tiranë - Elbasan, në fshatin Mushqeta, duke drejtuar mjetin tip “Toyota“, është përplasur me mjetin tip “Fiat“, të drejtuar nga shtetasi A.B., vjeç 34, banues në Pogradec, me leje drejtimi. Për pasojë është aksidentuar pasagjeri fëmija E.B., vjeç 3, banues në Pogradec, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.
Më datë 24.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D.S., vjeç 32, banues në Lushnje, me leje drejtimi, pasi dyshohet se rreth orës 18:00, në bulevardin “Zhan D’Ark”, duke drejtuar mjetin tip “Audi“, është përplasur me motorin tip “Jialing”, i drejtuar nga shtetasi N.K., vjeç 53, banues në Tiranë. Për pasojë është dëmtuar shtetasi N.K., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.
Më datë 24.03.2014, rreth orës 20:00, te “Kodra e Diellit”, dy persona nën kërcënimin e një arme zjarri kanë vjedhur dyqanin e shtetasit A.M., vjeç 60, ku kanë marrë aparate fotografike dhe kamera me vlerë 100000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 140 i Kodit Penal.
Më datë 24.03.2014, rreth orës 17:30, në rrugën “Mahmut Doçi”, është vjedhur banesa e shtetasit S.H., vjeç 20, ku i kanë marrë një organo. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 24.03.2014, rreth orës 21:00, në rrugën “Elbasani”, dy persona me motor i kanë marrë çantën e dorës, shtetasit E.M., vjeç 39, banues në Tiranë, ku kishte 1500 euro, 4500 lekë, 2 celularë dhe disa dokumente. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134/2 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 24.03.2014, gjatë natës, në rrugën “Rexhep Jella”, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit A.S., vjeç 39, ku kanë marrë 1 kompjuter dhe një sasi vlerash monetare. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 24.03.2014, gjatë natës, në bulevardin “Bajram Curri”, është vjedhur dyqani i shtetasit S.K., vjeç 49, ku kanë marrë 150 paketa cigaresh, 16 kuti me çimçakiz dhe 2500 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 24.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin J.Xh., vjeç 36, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 03:30, në rrugën “Artan Lenja”, në lokal ka prishur qetësin publike. Neni 274 i Kodit Penal.
Më datë 24.03.2014, gjatë natës, në rrugën “Rexhep Jella”, para banesës, shtetasit E.D., vjeç 27, banues në Tiranë, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz“ me targë TR 1172 I. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 25.03.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Sali Agim Hoxha, vjeç 23, banues në Paskuqan, pasi dyshohet se rreth orës 01:00, në rrugën “Sulejman Delvina”, në banesë, nga kontrolli në mjetin tip “Seat” me targë AA 170 AD, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale pistoleta “Ekol” me 17 fishekë, pa leje. Neni 278/2i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 24.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen F.A., vjeç 47, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 23.03.2014, rreth orës 17:00, në rrugën “Foto Janku”, për motive pronësie, ka kanosur me fjalë shtetasin A.B., vjeç 61, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.
Më datë 24.03.2014, rreth orës 02:30, në rrugën “Fortuzi”, dy persona të paidentifikuar i kanë marrë nga dora kompjuterin dhe 20.000 lekë, shtetasit Sh.Sh., vjeç 59, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 24.03.2014, rreth orës 15:30, në rrugën “Papa Kristo Negovani”, është vjedhur banesa e shtetasit P.Ç., vjeç 76, ku kanë marrë 400.000 lekë dhe 700 euro. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134/1 i Kodit Penal.
Më datë 24.03.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Endrit Pëllumb Dervishi, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Reshit Petrela”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Honda” me targë TR 352 D. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 24.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.B., vjeç 31, banues në Laprakë, pasi dyshohet se më datë 23.03.2014, në rrugën “Nikoll Ivanaj”, në oborrin e banesës të shtetases S.H., vjeç 46, ka vjedhur një biçikletë, e cila u bllokua me cilësinë e provës materiale. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 24.03.2014, rreth orës 22:00, në rrugën “Myslym Shyri”, një person u ka vjedhur dy celularë dhe dy portofola shtetasve D.Ç. e S.T., vjeç 20 e 19, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal.
Më datën 24.03.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Liman Ali Noka, vjeç 40, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 15:00, në rrugën ”Don Bosko”, duke drejtuar mjetin tip “BMV” me targë AA 222 II, me leje drejtimi, ka aksidentuar shtetasin A.B., vjeç 54, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 24.03.2014, gjatë natës, në rrugën “Siri Kodra”, është vjedhur magazina e mobilierisë e shtetasit K.F., vjeç 50, ku kanë marrë 2 freza dore, 3 trapan korenti, 1 zambatriqe, 1 gur fresibël dhe 3 pistoleta ajri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134/1 i Kodit Penal.
Më datë 24.03.2014, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes menjëhershëm për shtetasen Z.B., vjeç 55, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se (djali) shtetasi S.P., vjeç 38, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj Ligji 9669, datë 18.12.2006. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Më datë 24.03.2014, rreth orës 22:00, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K.M., vjeç 26, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 20:30, në rrugën “Shemsi Haka, nga kontrolli fizik, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një thikë, pa leje. Neni 279 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 24.03.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Hysni Xhemal Dushku, vjeç 30, banues në fshatin Zall-Herr, pasi dyshohet se rreth orës 17:30, në rrugën “Beslidhja”, duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan” pa targë, ka aksidentuar shtetasen A.D., vjeç 12, banues në Tiranë, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 24.03.2014, gjatë natës, në rrugën “Teodor Keko“, para banesës, shtetasit I.V., vjeç 35, banues në Tiranë, i kanë vjedhur furgonin tip ”Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Në vijim të informcionit datë 10.02.2014, që bën fjalë për vjedhjen e banesës së shtetasit B.K., më datë 24.03.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit B.Ll., vjeç 28, banues në Tiranë, i cili dyshoeht të jetë autor i vjedhjes. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 24.03.2014, gjatë natës, në Kombinat, janë vjedhur zyrat e firmës të shtetases G.Sh., vjeç 39, banuese në Tiranë, ku kanë marrë disa pajisje gjeneratorësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 24.04.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L.D., vjeç 26, banues në Xhafzotaj, Durrës, emigrant ne Angli, me leje drejtimi Angleze, pasi dyshohet se rreth orës 10:30, në rrugën interurbane Vore – Tirane, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, është përplasur me bordurën e lulishtes, për pasojë është dëmtuar shtetësia S.B., vjeç 20, banuese ne Tirane, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 24.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Y.Xh., vjeç 50, banues në fshatin Luz i Madh, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi ka lëvizur kufijtë e tokës, të shtetasit V.Xh., vjeç 76, banues në Luz i Madh. Neni 277 i Kodit Penal.
Më datë 24.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S.Xh., vjeç 31, banues në Kavajë, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit, për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin B.K., vjeç 46, banues në Kavajë. Neni 275 i Kodit Penal.
Më datë 25.03.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Dashnor Sadi Hallulli, vjeç 47, banues në fshatin Synej, pasi dyshohet se rreth orës 00:30, te rrethrrotullimi Golemit, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur mjetin tip “Jaguar” me targë CC 664 ËX. Neni 291 i Kodit Penal.
Seksioni për trafiqet dhe narkotikët
Më datë 24.03.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Kledjan Sulejman Alla, vjeç 20, banues në fshatin Shegas, pasi dyshohet se më datë 23.03.2014, rreth orës 16:30, në Rrogozhinë, nga kontrolli fizik ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, 1.5 gr. bimë narkotike Cannabis Sativa. Neni 283/1 i K.P. Nr. Unik TRKV 140234.
DREJTORIA E POLICISË QARKUT DURRËS
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 24.03.2014, rreth orës 10.00, shtetasi A.B., vjeç 52, banues në Durrës, kallëzon se më datë 21.03.2014, rreth orës 13:21, në lagjen Nr. 4, në dyqanin e këmbimit valutor, një shtetas i ka dhënë 300 dollarë të falsifikuara. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 183 i Kodit Penal.
Më datë 24.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I.K., vjeç 60, banues në Durrës, pasi dyshohet se në vitin 2001, në fshatin Lalëz, me anë të mashtrimit, i ka marrë 3.000 m² tokë shtetasit F.C., vjeç 47. Neni 143 i Kodit Penal.
Më datë 24.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F.Gj., vjeç 42, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen Nr. 18, në lokal ushtronte aktivitet të lojërave të fatit pa licencë. Me cilësinë e provës materiale u bllokuan pajisjet. Neni 197 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 24.03.2014, gjatë natës, në lagjen Nr. 13, është vjedhur me thyerje dyqani i shtetasit H.B., vjeç 55, banues në Rrashbull, ku kanë marrë 1 televizor dhe 1 kompjuter. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 24.03.2014, rreth orës 11:40, në lagjen Nr. 14, në stacionin e autobuzit, ka vdekur shtetasi F.C., vjeç 64, banues në Durrës. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës.
Më datë 24.03.2014, u arrestuan në flagrancë shtetasit Tauland Ferdisi Hasa, vjeç 24, Selim Isuf Çelçima, vjeç 30 dhe Ismail Ramiz Troplini, vjeç 33, banues në fshatin Qerret, Kavajë, në Durrës e Arapaj, pasi dyshohen se rreth orës 07:45, në lagjen Nr. 6, shtetasi Tauland Hasa e Selim Çelçima, në bashkëpunim, kanë qëlluar në ajër me automatik, duke kanosur shtetasin T.F., vjeç 40, banues në Durrës. Ndërkohë shtetasi Ismail Troplini, nuk ka kallëzuar për këtë ngjarje. Në vendngjarje u bllokuan me cilësinë e provës 26 gëzhoja dhe automatiku model 56. Nenet 278/4, 84 e 300 të Kodit Penal.
Më datë 24.03.2014, rreth orës 16:30, në Xhavzotaj, në firmën e metalit duke punuar, aksidentalisht është dëmtuar shtetasi F.L., vjeç 44, banues në Rrashbull, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.
Komisariati i Policisë Shijak
Në vijim të informacionit, që bën fjalë për kanosjen me armë zjarri të shtetasit L.K., më datë 24.03.2014, u bllokuan me cilësinë e provës pushka model 63, me 16 fishekë. Nenet 84 e 278/4 të Kodit Penal.
DREJTORIA RAJONALE E KUFIRIT&MIGRACIONIT DURRËS
Më datë 24.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen A.B., vjeç 23, banuese në Kosovë, rezidente në Itali, kthyer nga policia italiane, pasi dyshohet se më datë 22.03.2014, ka kaluar kufirin me pasaportë kosovare që kish mbaruar afati më datë 20.11.2013. Neni 297 i Kodit Penal.
DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT ELBASAN
Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 24.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin N.(B)B., vjeç 32, banues në fshatin Shelcan, pasi dyshohet se rreth orës 13:00, në fshatin Shelcan, për motive të dobëta, ka goditur me grusht bashkëfshatarin P.T., vjeç 69. Neni 89 i Kodit Penal.
Më datë 24.03.2014, u ndalua shtetasi Selim Hasan Filja, vjeç 49, banues në fshatin Gurabardh, pasi Gjykata e Apelit Durrës, me vendim datë 19.03.2014, ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest shtëpie” në “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Nenet 278/2/3 e 25 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 24.03.2014, rreth orës 12:40, në fshatin Katjel, te shkëmi i fshatit është vetvarur shtetasi I.P., vjeç 48, banues në Katjel. Nga kryerja e veprimeve nuk u konstatuan shenja dhune. Metarialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Elbasan. Neni 99 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Gramsh.
Më datë 24.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.K., vjeç 30, banues në fshatin Stror, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes A.K., vjeç 24, të cilës u lëshua urdhri i menjëhershëm i mbrojtjes. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Elbasan. Neni 130/a i Kodit Penal.
DREJTORIA E POLICISË QARKUT KORÇË
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 24.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit M.K. dhe E.I., vjeç 25 e 29, banues në fshatin Pirg, pasi dyshohet se në lagjen Nr. 9, ju bllokuan disa kuti me duhan të cilat dyshohen të falsifikuara. Neni 149/a, i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 24.03.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Jorgo Fatmir Kamberi, vjeç 28, banues në Korçë, pasi dyshohet se në banesë, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës M.K., vjeç 50. Neni 130/a i Kodit Penal.
Më datë 24.03.2014, gjatë natës, në fshatin Doran, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit P.B., vjeç 46, ku kanë marrë 1 fshesë elektrike, 1 sobë elektrike dhe 1 furrë pjekje elektrike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 25.03.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Kristo Qendrim Gishta, vjeç 20, banues në Maliq, pasi dyshohet se rreth orës 01:00, në qytetin e Maliqit, në oborrin e banesës së shtetasit F.K., vjeç 57, u kap duke tentuar të vjedhë bimë medicinale dhe hekurishte të ndryshme. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 24.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B.A., vjeç 56, banues në Korçë, pasi dyshohet se në fshatin Kuç, ka pushtuar 500 m2 tokë, duke i prishur dhe grurin, shtetasit A.A., vjeç 49, banues në fshatin Kuç. Nenet 200 e 150 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 24.03.2014, shtetasi G.S., vjeç 60, kallëzon se më datë 23.03.2014, në orët e para të mëngjesit, ka gjetur në oborrin e banesës dy letra kërcënuese. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 84 i Kodit Penal.
DREJTORIA E POLICISË QARKUT FIER
Seksioni kundër korrupsionit
Më datë 24.03.2014, u dërguan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për kompaninë me administrator shtetasin V.H., banues në Tiranë, pasi dyshohet se nga analizat e lëndës djegëse “Blu- Diesel(D-1)”, në kombinatin e përpunimit të thellë të naftës Ballsh, ka rezultuar me përmbajtje të lartë squfuri, duke mashtruar për cilësinë subjektet që furnizohen me këtë lëndë djegëse. Neni 143 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Fier
Më datë 24.03.2014, u arrestuan në flagrancë shtetasit Iljaz Novruz Hoxha dhe Petro (Petrit) Spartak Joanu (Rexhepaj), vjeç 50 e 19, banues në Fier, pasi dyshohet se më datë 23.03.2014, rreth orës 15:00, në lagjen “Kastriot”, shtetasi P.J., në bashkëpunim, ka vjedhur 2 pasqyra në mjetit tip “Tuareg” të shtetasit E.S., të cilat ja ka shitur shtetasit Iljaz Hoxha. Punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkautorit. Nenet 134/2 e 287/b të Kodit Penal.
Më datë 24.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Sh.M., vjeç 40, banues në fshatin Daullas, pasi dyshohet se rreth orës 15:00, në Daullas, për motive të dobëta, ka goditur me grushta shtetasin V.M., vjeç 63, banues në Daullas. Neni 89 i Kodit Penal.
Më datë 24.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit M.K. e E.K., vjeç 51 e 27, banues në fshatin Zharres e Fier, pasi dyshohet se rreth orës 15:00, në fshatin Zharres, për motive pronësie, kanë goditur me grusht, shtetaset Sh.K. e S.K., vjeç 52 e 16, banuese në Zharres. Neni 90 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Lushnjë
Më datë 24.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B.Ç., vjeç 45, banues në Lushnje, i cili ndodhet në dhomën e paraburgimit për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi dyshohet se rreth orës 09:00, në dhomën e paraburgimit, ka goditur me grushta shtetasit e paraburgosur A.M. e M.K.. Neni 89 i Kodit Penal.
Më datë 24.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin N.Ç., vjeç 28, banues në fshatin Çiflik, pasi dyshohet se më datë 23.03.2014, rreth orës 09.00, në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes A.Ç., vjeç 21. Nga kontrolli në banesë ju gjet e bllokua një armë sportive, pa leje. Nenet 130/a e 280 të Kodit Penal.
Më datë 24.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F.Sh., vjeç 20, banues në fshatin Pirrë, pasi dyshohet se rreth orës 15:00, në rrugën Kolonjë Lushnje, te “Ura e Nasit”, duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yinxiang” me targë AB 259, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar lehtë, i cili pas mjekimit ndodhet në banesë. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.
DREJTORIA POLICISË SË QARKUT VLORË
Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 23.03.2014, rreth orës 13:30, në lagjen “Lef Sallata”, është gjetur i varur shtetasi Ll.B., vjeç 60, banues në Vlorë, i cili jetonte në banesë i vetëmuar. Punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. Materialet u dërguan Prokuroris e Rrethit Gjyqësor Vlorë për vlerësim.
Më datë 24.03.2014, u ndalua shtetasi Dhimitër Xhemil Karabinaj, vjeç 42, banues në fshatin Kotë, pasi dyshohet se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me datë 24.03.2014, ka urdhëruar ndalimin për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Delvinë
Më datë 24.03.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit F.Sh., vjeç 29, banues në fshatin Mizë, Lushnje, pasi dyshohet se më datë 23.01.2014, rreth orës 13:30, në fshatin Vrion, duke punuar në banesën e shtetasit Dh.A., vjeç 72, i ka vjedhur 130.000 lekë. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati Policisë Sarandë
Seksioni për krimet e rënda
Më datë 24.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S.Dh., vjeç 54, banues në fshatin Gllavë, pasi dyshohet se gjatë natës, në fshatin Gllavë, i ka prerë disa pemë frutore, shtetasit A.P., vjeç 44, banues në Gllavë. Neni 150 i Kodit Penal.
Më datë 24.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S.P., vjeç 65, banues në fshatin Gllavë, pasi dyshohet se rreth orës 10:00, në Gllavë, ka dëmtuar çatinë e banesës dhe ka kanosur shtetasin S.Dh., vjeç 54, banues në Gllavë. Nenet 150 e 84 të Kodit Penal.
DREJTORIA E POLICISË QARKUT GJIROKASTËR
Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 24.03.2014, shtetësia M.A.(B), vjeç 34, banuese në Gjirokastër, kallëzon se rreth orës 01:35, i është larguar nga banesa vajza B.B., vjeç 14. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.
Më datë 24.03.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Koçi Nasho Kaçavara, vjeç 51, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se rreth orës 21:05, në lagjen “18 Shtatori”, i ka vjedhur celularin, shtetases L.M., vjeç 35, banuese në Gjirokastër. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 24.03.2014, u ndalua shtetasi në kërkim Xh.K., vjeç 17, banues në fshatin Salari, pasi dyshohet se më datën 16.03.2014, në Salari, ka vjedhur banesën e shtetases H.Sh., vjeç 68. Neni 134 i Kodit Penal.
DREJTORIA E POLICISË QARKUT SHKODËR
Seksioni kundër korrupsionit
Më datë 24.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen V.N., vjeç 42, banuese në Vau Dejës, me detyrë shefe e zyrës financës në Bashkinë Vau–Dejës pasi dyshohet se në vitet 2011–2012, duke shpërdoruar, i ka akorduar 1.390 400 lekë klubit të xhudos Vau–Dejës, pa dokumente. Neni 248 i Kodit Penal.
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 24.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit Gj.K. dhe Gj.K., vjeç 51 e 71, banues në Shkodër, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, në bashkëpunim, i kanë marrë 2.000.000 lekë shtetasit N.K., vjeç 68, banues në Tiranë. Neni 143/2 i Kodit Penal.
Më datë 24.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.B., vjeç 22, banues në fshatin Zagore, Malsi e Madhe, pasi dyshohet se ka aplikuar në Shkodër dhe në Koplik, Malsi e Madhe, për pasaportë biometrike me gjeneralitete të njëjta e fotografi të ndryshme. Neni 189 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 24.03.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Sokol Hysen Hasmegaj, vjeç 47, banues në Shkodër, me leje drejtimi, pasi dyshohet se rreth orës 07:45, te “Ura e Stajkës”, duke drejtuar mjetin tip “Ford” me targë SH 2098 E, është përplasur me mjetin tip “Benz” me targë TR 5155 I, të drejtuar nga shtetasi I.B., vjeç 39, banues në Tiranë, me leje drejtimi, për pasojë janë aksidentuar 2 drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët S.H., vjeç 15, në gjendje të rëndë, B.H., G.Rr., E.Gj. e Xh.M., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 23.03.2014, rreth orës 19:15, në fshatin Poravë, në banesën e braktisur të shtetasit N.F., është gjetur i vetvarur me litar shtetasi D.F., vjeç 23, banues në Poravë. Nga kryerja e veprimeve nuk u konstatuan shenja dhune. Neni 99 i Kodit Penal.
DREJTORIA RAJONALE E KUFIRIT&MIGRACIONIT SHKODËR
Më datë 24.03.2014, rreth orës 14:30, në P.K.K.Hani Hotit, u kap shtetasi Kleand M., vjeç 25, banues në Shkodër, i shpallur në kërkim për vrasje nga D.P.Q.Shkodër. Veprimet do ti kryej D.P.Q.Shkodër.
Më datë 24.03.2014, rreth orës 14.30, në P.K.K.Zogaj, u kap shtetasi Sentjan Berhan Balani, vjeç 22, banues në fshatin Zogaj, i shpallur në kërkim për veprën penale “Kondrabandë me mallra të tjera, i cili do ndiqet në gjendje të lirë. Neni 174 i Kodit Penal.
Më datë 25.03.2014, rreth orës 01.05, në P.K.K.Muriqan nga kontrolli në mjetin tip “Benz” të drejtuar nga shtetasi V.J., u gjet e bllokua një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Informacion paraprak.
DREJTORIA E POLICISË QARKUT LEZHË
Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 24.03.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Lisandër Ndue Marku, vjeç 24, banues në Shkodër, me leje drejtimi, pasi dyshohet se rreth orës 13:30, në lagjen “Beslidhja”, duke drejtuar mjetin tip “Audi A8” me targë AA 555 GY, ka aksidentuar këmbësoren M.K., vjeç 24, banuese në Lezhë, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
Më datë 24.03.2014, gjatë natës, në Gramsh, është vjedhur me thyerje lokali i shtetasit G.N., vjeç 60, banues në Gramsh, ku kanë marrë 4 televizor, 2 kompjuter dhe 1 gjeneratorë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 24.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen D.Sh., vjeç 42, banuese në Shenkollë, pasi dyshohet se rreth orës 11:00, në poliklinikën e komunës Balldre, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar e fyer shtetasen A.D., me detyrë mjeke. Nenet 235 e 119/2 të Kodit Penal.
Më datë 24.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.V., vjeç 43, banues në fshatin Lalm, pasi dyshohet se në fshatin Lalm, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
Më datë 24.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.M., vjeç 32, banues në fshatin Barbullojë, pasi dyshohet se gjatë natës, në fshatin Barbullojë, shtetasit Gj.Ll., vjeç 51, i kanë vjedhur 1 viç, i cili u gjet në karrocën e shtetasit A.M., në një rrugë të fshatit. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 24.03.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Juri Bardhok Keci, vjeç 33, banues në Mamurras, pasi dyshohet se në Laç, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi furgonin tip “Volsvagen” me targë LA 4809 A. Neni 291 i Kodit Penal.
Seksioni për krimet e rënda
1. Në vijim të informacionit që bënë fjalë për largimin nga banesa të shtetases E.M., më datë 24.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B.K., vjeç 31, banues në Durrës. Shtetësja E.M. u gjet dhe iu dorëzua familjarëve, e cila ka deklaruar se është larguar me shtetasin B.K., me dëshirën e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin. Neni 114/b i Kodit Penal.
DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT DIBËR
Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 24.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Q.K., vjeç 62, banues në Maqedoni, me leje drejtimi, pasi dyshohet se rreth orës 17:00, në fshatin Grevë, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri N.O., vjeç 58, banues në Maqedoni, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Mat
Më datë 24.03.2014, gjatë natës, në fshatin Kurdari, është vjedhur me thyerje dyqani i shtetases D.B., vjeç 37, banuese në Kurdari, ku kanë marrë 1 magnetofon, 2 steka me cigare dhe disa çokollata. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
DREJTORIA E POLICISË QARKUT BERAT
Komisariati i Policisë Berat
Më datë 24.03.2014, u ndaluan shtetasit S.N., vjeç 16, R.Z., vjeç 15, S.Sh., vjeç 16 e F.H., vjeç 41, banues në fshatin Çiflik, pasi dyshohet se gjatë natës, në fshatin Çiflik, në bashkëpunim, kanë vjedhur 15 pula, në banesën e shtetases Q.K., vjeç 35. Nga puna e bërë rezultojnë autor të dyshuar të vjedhjes së banesës së shtetasit Ve.K., ndodhur më datë 17.11.2013 e 20.11.2013, në fshatin Çiflik, për të cilën ka fillur procedimi penal viti 2013. Neni 134/2 i Kodit Penal.
Më datë 24.03.2014, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes menjëhershëm për shtetasen M.M., vjeç 36, banuese në Berat, pasi dyshohet se bashkëshorti A.M., vjeç 43, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj Ligji 9669, datë 18.12.2006. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Berat.