Kryetarit të komunës Fatbardh Plaku i cili prej dy mandatesh vazhdon të jetë kryetar i Komunës së Farkës, nën siglën e Partisë Demokratike mëngjesin e sotëm i është vendosur një sasi lënde eksplozivi në murin rrethues të shtëpisë së tij ku banonte.
Per fat, nuk ka te lenduar ne familjen e kryekomunarit, por vetem deme te mureve te baneses. Familja e kryekomuarit Plaku mbetet e shokuar nga shperthimi me eksploziv.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie që kanë nisur hetimet në lidhje me personat që mund të kenë hedhur lëndën plasëse.