Në burgun e Malandrino-s Greqi, shqiptari ka vrarë me thikë në fyt gardianin e burgut.
Arsyeja: nuk i dhanë leje për të takuar nënën. I burgosuri shqiptar me iniciale K.H pas refuzimit të autoriteteve të burgut për ti dhënë leje për të vizituar nënën e tij, ka kërcënuar me vdekje gardianët.
“Nuk më lini të shoh nënën time do i marr jetën njërit prej jush” mësohet të ketë thënë shqiptari.
Por nuk është mjaftuar me kaq, ku kërcënimin e ka kthyer në vepër, duke sulmuar me thikë gardianin me iniciale G.T, i cili ka mbetur i plagosur rëndë.
46-vjeçar, babai i dy fëmijëve, është transportuar me urgjencë në spital, por s’ka mundur t’i mbijetojë plagëve duke ndërruar jetë në spital.