Në datën 25 Mars 2014 grupime të ndryshme shoqatash për mbrojten e kafshëve, mjedisit,u grumbulluan para Bashkise nën thirjen "Stop vrasjes së qenve endacake nga punonjesit e bashkise Tiranë".
Protesta morri shkas dhe nga videoja e publikuar nga emisioni ivestigativ "FIKS FARE" ku u tregua qartë vrasja e qenve të rruges, pa respektuar asnjë kriter të mirëqënies së kafshëve dhe legjislacionit për shërbimin Veterinar në Shqiperi.
Projekti që bashkia po zbaton për kapjen dhe sterilizimin/kastrimin e qenve endacakë ka disa vite që ka filluar, por menaxhimi i fondeve të projektit nuk është bërë si duhet.
Bashkia e Tiranës nuk duhet të vrasë qentë, por duhet që t'i sterilizojë ato shprehen përfaqësuesit e shoqatës së Mbrojtjes së Kafshëve (ARsA.
Sipas tyre, kafshët e ngordhura hidhen në koshat e plehrave në Tiranë, duke i frikësuar qytetarët për ndonjë sëmundje.
Video e realizuar nga Fiks Fare dhe e hedhur në youtube për të parë mënyrën se si vriten qentë është hequr ose ndaluar...