English

Vjedhësit e energjisë do të dënohen me burg deri në 5 vjet

Qeveria ka nxjerrë amendamentin më të ri lidhur me vjedhësit e energjisë elektrike.

Të gjithë ata që vjedhin energjinë do të ndëshkohen me burg pasi do të konsiderohet si krim.

Në ligjin ekzistues nuk ishte i qartë përkufizimi për vjedhjen e energjisë, pasi njëherë cilësohej si kundravajtje dhe njëherë si vepër penale. Tashmë me ndryshimin që pritet të bëhet vjedhja e energjisë do të të quhet krim.
Konsumatorët familjarë, të cilët vjedhin energjinë, dënimi shkon deri në tre vjet, ndërsa për biznesin shkon deri në pesë vjetpasi vjedhja e energjisë kryhet për qëllime fitimprurëse tregtare dhe jo për nevoja jetike.

Ndëshkim do të marrin dhe ata që dëmtojnë qëllimisht matësit elektrikë.

KOMENTE