English

Obama në Bruksel. 10 milion euro shpenzime për sigurinë e tij

Presidenti amerikan Barak Obama ndodhet në Bruksel për bisedime me udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe NATO-s për të diskutuar mbi Ukrainën dhe çështje të tjera transatlantike.

Në fjalimin e tij, ai ka theksuar rëndësinë e sigurisë evropiane në SHBA, dhe ka paralajmëruar Rusinë kundër kërcënimeve për stabilitetin ndërkombëtar.

Ai e filloi vizitën e tij me një vizitë në një varrezë në Flanders, ku ushtarë amerikanë të vrarë në Luftën e Parë Botërore janë varrosur.

Kjo është vizita e parë zyrtare e Obamës në selinë e BE-së në Belgjikë.

Ai fluturoi të martën në mbrëmje nga qyteti holandez ku mori pjesë në një samit për sigurinë bërthamore me udhëheqës të tjerë botërorë.

Sigurimi është tepër i lartë në kryeqytetin belg, jashtë zonave në afërsi të selisë së BE-së dhe hotelit ku po qëndron Obama.

Z. Obama është caktuar më pas të mbajë bisedime në mesditë në Bruksel me kryetarët e Këshillit dhe Komisionit të BE-së, Herman Van Rompuy dhe Jose Manuel Barroso.

Në fillim të pasdites, zoti Obama do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Anders Fogh Rasmusen.

Presidenti i SHBA pritet të japë fjalimin e tij përmbyllës në ora 17:00 sipas kohës lokale (16:00 GMT).

800 policë shtesë janë vendosur në rrugët e Brukselit për kohëzgjatjen e vizitës së Obamës.

Në total, Belgjika ka shpenzuar 10 milion euro (£ 8.35m) në rritjen e sigurisë.

Presidenti i SHBA do të qëndrojë në Bruksel për më pak se 24 orë para se të udhëtojë për në Romë për një takim me PapëFrançeskun.

KOMENTE