English

U kërkojnë falje shqiptarëve për krimet serbe

Dje një aktivitet në qendër të Beogradit ne shenjë përkujtimi të krimeve serbe ndaj civilëve shqiptarë gjatë bombardimeve të NATO-s, eshte mbajtur nga Organizata Joqeveritare Serbe "Gratë në të Zeza".

“Sot përkujtojmë pogromin mbi popullatën shqiptare, e cila, përveç bombardimeve të NATO-s, iu ekspozua edhe terrorit të armatosur dhe pastrimit etnik nga regjimi serb” tha Kryetarja e organizatës, Stasha Zajoviq
Shprehim ngushëllimet tona të thella dhe solidaritetin me familjet e viktimave, shtoi ajo.
Gratë në të Zeza nga qeveria e ardhshme e Serbisë kërkojnë të zbulojë të vërtetën dhe të dhënat për të zhdukurit gjatë kohës së bombardimeve në Kosovë dhe të hapë varrezat masive në cilat janë mbetjet mortore të shqiptarëve nga Kosova.

Zajoviq ka thënë se deklaratat e deritashme dhe premtimet e pushtetit kanë qenë retorikë boshe, meqë 15 vjet pas, shumica e fakteve mbi krimet në Kosovë nuk dihen.

ktivistet para monumentit Knjaz Mihaili shpaluan banerin “E mbajmë në mend krimin në Kosovë” në gjuhën shqipe e serbe, me mesazhin Gratë në të zeza kundër luftës.
Në parulla ishin të shkruara emrat e vendeve të krimit mbi shqiptarët në ksovë, ndër to Suhareka, Raçaku, Podujeva, Dubrava, Qyshku, Poikleku, Tërnja, Meja, Lubizhda...
Gjithë protestën e siguroi policia.
Në thirrjen me titull “PAMTIMO/ Kujtojmë krimet në Kosovë” për protestën në 15 shenjë të vjetorit të krimeve mbi civilët shqiptarë në Kosovë, Gratë në të Zeza rikujtuan dëbimin e mbi 800 mijë shqiptarëve nga shtëpitë e trojet e tyre, krahas marrjes së dokumenteve, keqtrajtimit, vrasjes së civilëve e të zënëve robër si dhe dhunimit të grave, shkatërrimit të shtëpive, djegies së të gjitha objekteve, plaçkitjes... “Me këtë rast shprehim ngushëllimet dhe solidaritetin me familjet e të vrarëve për humbjen e mët ë dashurve, vuajtjet e pamatura dhe poshtërimit të pafund, që ua ka shkaktuar regjimi i atëhershëm i Serbisë”, thuhet në thirrje.
Ato kërkuan:
-të zbardhen dhe të publikohen të dhënat për personat e zhdukur shqiptarë gjatë bombardimeve të NATO-s;
-të publikohen të gjitha të dhënat për varret masive në Serbi ku ndodhen mbetjet mortore të personave me kombësi shqiptare;
-të ndërmerren të gjitha veprimet me qëllim të procedimit të përgjegjësve për krimet e bëra ndaj personave me kombësi shqiptare dhe kryesit e krimeve të marrin dënimet përkatëse.

KOMENTE