Në lidhje me dorëzimin e pasqyrave financiare të vitit 2013 në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme Tatimore thuhet:
Të nderuar Tatimpagues!
Ju kujtojmë që, bazuar në Ligjin nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të
ardhurat”, i ndryshuar, neni 29 si dhe Udhëzimit nr.5 datë 30.01.2006, “Për tatimin mbi të ardhurat” , i ndryshuar, pika 3.12, në zbatim të tij, afati për të dorëzuar në formë elektronike Formularin e deklaratës Vjetore të të ardhurave të tatueshme të vitit ushtrimor 2013 bashkë me bilancin kontabël dhe anekset e tij, është data 31 mars 2014.
Gjithashtu, në bazë të Ligjit Nr. 9723, datë 03.05.2007, “Për Qendrën
Kombëtare të Regjistrimit”, i ndryshuar, neni 43, pika 3(a), dhe Urdhërit Nr. 184, datë 31.12.2013, të Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes “Për regjistrimin dhe depozitimin e Bilancit Vjetor Kontabël”, brenda datës 31 Korrik 2014, duhet të aplikoni drejpërdrejt pranë sporteleve të shërbimit të QKR-së për të depozituar, pas miratimit nga asambleja e ortakëve/aksionerëve,
-Bilancin vjetor,
-pasqyrat financiare
-raportin e auditimit ,
Për çdo pyetje apo informacion ju mund të kontaktoni me Drejtoritë apo Sektorët e Shërbimit ndaj tatimpaguesve në të gjitha Drejtoritë Rajonale Tatimore.
Specialistët e Shërbimit ndaj Tatimpaguesve do të jenë në shërbimin tuaj.
Administrata Tatimore ju mirëpret!