English

Ftesë për komente në lidhje me Projekt–ligjin e ri të TVSH-së

Ftesë për komente në lidhje me Projekt–ligjin e ri të TVSH-së


Ministria e Financave, në kuadër të Projektit IPA për përafrimin e legjislacionit vendas me Acquis Communitaire, ka përgatitur dhe prezantuar Projekt-ligjin “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”.

Nëpërmjet këtij projekt-ligji të ri synohet harmonizimi i ligjit dhe
përputhshmëria e tij me dispozitat e Direktivës së Këshillit 2006/112 datë 28.11.2006,
“Për Sistemin e përbashkët të TVSH-së”.

Objektivi i Përgjithshëm i hartimit të këtij projekt-ligji të ri është që të sigurojë përputhshmërinë e rregullave të aplikimit të tatimit mbi vlerën e shtuar në Shqipëri me vendet anëtare të BE-së, me qëllim mos shtrembërimin e kushteve të konkurrencës dhe mos pengimin e qarkullimit të lirë të mallrave dhe të shërbimeve duke eliminuar faktorët të cilët mund të shtrembërojnë këto kushte jo vetëm në rrafshin kombëtar, por për t’i paraprirë edhe atij komunitar.

Projekt-ligji i është nënshtruar shumë debateve e diskutimeve të mëparshme dhe në këtë kuadër Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të mirëprisnin edhe çdo kontribut, mendim, sugjerim e propozim tjetër që do t’i shërbente përmirësimit të mëtejshëm të tij. Për këtë qëllim ftojmë të gjithë shoqatat përfaqësuese të biznesit, të gjithë specialistët e fushës së konsulencës fiskale e financiare, të auditit, kontabilitetit, etj. si dhe të gjithë tatimpaguesit për të paraqitur komentet e tyre.

KOMENTE