English

Ilia Kareli, i burgosuri shqiptar në Greqi vdiq nga rrahjet e forta

I burgosuri shqiptar, i cili vrau me thikë rojën e burgut në Malandrino është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në qelinë e tij në burgun e Nigritas. Mediat greke bëjnë të ditur se, vdekja e shqiptarit, Ilia Kareli, ka ardhur për shkaqe natyrale.

Kareli vrau me thikë më 25 mars 2014, gardianin 46-vjeçar, Jorgos Cironis, me pretendimin se i kishte mohuar lejen për të takuar nënën.

Në bazë të raportit mjeko-ligjor ai ka pasur thyerje të disa brinjëve në kafazin e kraharorit si dhe shumë shenja të goditjeve me mjete të forta në trupin e tij.

Këto plagë nënvizohet në raportin që nënshkruajnë Minas Gjeorgjiadhsi dhe Eleni Zagelidhu, dy mjekët ligjorë nga Selaniku, janë shkaktuar ndoshta me shkop gome dhe jo me duar rreth 3 ditë më parë, pra pikërisht disa orë pasi ai ka kryer vrasjen e një gardiani burgu në gjendje të tronditur. ‘E kanë rrahur për vdekje’, është titulli karakteristik i shumë agjencive të lajmeve greke.

Tashmë trupi i tij pritet të rikthehet në burgun e Nigrites në Serres ku do t’u dorëzohet të afërmve të tij, ndërsa prokuroria ka hapur një hetim të ri për të. Në pasditën e së premtes është publikuar edhe deklarata e Ministrisë greke të Drejtësisë në të cilën thuhet: “I akuzuari për vrasjen e rojes së burgut në institucionin e riedukimit të Malandrinos është transferuar në burgun e Nigrites në orën 15.45 të së enjtes për arsye sigurie. Është vendosur në një qeli të izoluar në orën 18:30 larg të burgosurve të tjere, një mënyrë që ndiqet nga nëpunësit e burgut nëpërmjet kamerave.

Pas daljes së rezultateve të autopsisë, të cilat treguan se 40-vjeçari shqiptar Ilia Kareli ka vdekur si pasojë e rrahjeve, dhe jo nga shkaqe natyrale, një fakt të tillë pohon edhe shefi i rojeve të burgut Nigritas, Harris Konsolidis ku ka deklaruar se Ilia Kareli, kishte shenja goditjesh në trup, në momentin e transferimit në burgun Nigrites. Gjatë marrjes në dorëzim të tij sipas drejtorit të burgut të Nigrites, 42-vjecari shqiptar nuk dha asnjë shpjegim dhe nuk kërkoi të vizitohej”.

Por rreth orës 23.30 pasi është vërejtur se ka qenë në gjendje jo të mirë duke pasur frymëmarrje të çrregullt për disa orë të pasdites, rojet kanë hyrë në qelinë e tij pasi kishte disa minuta që rrinte i palëvizur. Është lajmëruar menjëherë urgjenca që ka mbërritur pas 17 minutash dhe është çuar në spital ku thjesht është konfirmuar vdekja e tij. Ndërkohë, nga Tirana institucioni i parë që ka reaguar ka qenë Avokati i Popullit. Në një deklaratë publike, Avokati i Popullit i drejtohet Ministrisë së Jashtme dhe ministri Ditmir Bushati që të ndjekë ngjarjen e vdekjes së shqiptarit në burgjet greke dhe të kërkojë zbardhjen e së vërtetës.

KOMENTE