English

Bashkia Tiranë hap dyert ndaj protestuesve për mbrojtjen e kafshëve

Endri Haxhiraj: Bashkia Tiranë hap dyert ndaj protestuesve për mbrojtjen e kafshëve


Tiranë më 29 Mars 2014, në një njoftim për mediat Bashkia Tiranë hap dyert për t'u takuar me grupin përfaqësues të protestuesve si dhe me specialistë të fushës për adresimin më të mirë të kësaj problematike së kafshëve endacake nga bashkia.
Ajo thekson se është e ndërgjegjshme për sensibilitetin që ka kjo çështje në komunitet dhe shprehet e gatshme për bashkëpunim duke mos lejuar që ngjarje të tilla të vrasjes antiligjore të kafshëve të ndodhin përsëri.

Ky njoftim erdhi menjëherë pas protestës së po kësaj dite, 29 Mars, ku komuniteti i kafshëdashësve në Shqipëri dhe qytetarë të thjeshtë shprehën edhe një herë në shesh me vendosshmëri qëndrimin e tyre kundra vrasjes së qenve endacakë. Rreth 150 protestues folën për ata që nuk kanë “gojë”. Në protestë u argumentuan trajtime humane të qenve endacakë provuar kjo nga praktika e vendeve të zhvilluara Evropiane.

KOMENTE