English

Qeverisja e Hapur, prioritet i MIAP dhe i Qeverisë Shqiptare

Në kuadër të procesit të hartimit të Planit të Veprimit të Qeverisë Shqiptare, bazuar në parimet e nismës “Partneritet për Qeverisje të Hapur” (Open Government Partnership), Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike (MIAP), Znj. Milena Harito, në bashkëpunim me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), organizoi ditën e enjte, në 28 mars 2014, Konferencën Rajonale “Partneriteti për Qeverisje të Hapur: Sfidat dhe Mundësitë 2014-2016”.


Partneriteti për Qeverisje të Hapur (OGP), synon rritjen e integritetit publik, përmisimin e shërbimeve publike dhe menaxhimin efiçient të pasurive kombëtare. MIAP, në rolin e Koordinatorit Kombëtar për OGP, është duke punuar së bashku me institucionet e tjera dhe shoqërinë civile, për të përcaktuar angazhimet që duhet të prezantojë në OGP, në 7 maj 20014. Projektet dhe angazhimet inovative që do të ndërmerren, synojnë të përfshijnë qytetarët dhe palët e interesuara, të cilët do të luajnë rol aktiv në vendimarrjen e institucioneve publike.


“Kalimi drejt një shoqërie të hapur është një proces i gjatë, që në rradhë të parë duhet të perceptohet dhe më tej të përvetësohet nga të gjithë ne. Por, për këtë duhët të ngrihen institucionet, duhet të jetë pjesë qeverisja dhe nevojitet gjithashtu angazhimi i madh i shoqërisë civile për përgjegjësimin e njerëzve. “- u shpreh ministrja Harito.


Duke specifikuar më tej detajet e Plan Veprimit 2014-2016, Znj. Harito përmendi angazhimet konkrete dhe të matshme të ndërmarra nga grupet e punës, të përbëra nga përfaqësues të shoqërisë civile dhe institucioneve publike, të cilat kanë në fokus problematikat e përcjella nga përfaquesit e ministrive dhe të shoqërisë civile.


Së fundmi, Minstrja Harito shprehu vullnetin dhe dëshirën e qëvërisë për bashkëpunim serioz dhe të vazhdueshëm me partnerët e shoqërisë civile dhe palët e interesuara, me qëllim sjelljen e një frymë të re progresi.

KOMENTE