English

Sergei Cenolli i bie murit me kokë në sallën e gjyqit

Seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj 4 të rinjve të arrestuar pak ditë më parë teksa transportonin tritol është shoqëruar me një incident të rëndë.

Sergei Cenolli njëri prej të arrestuarve ka protestuar në sallën e gjyqit, pas masës së arrestit me burg. I ndikuar edhe nga gjendja psikologjike e nënës, Cenolli ka filluar ti bjerë murit me kokë duke pësuar gjendje të fikti në sallën e gjyqit të tij, duke i rënë murit me kokë.

Seanca, e cila ka nisur normalisht është pasuar nga ky incident, në momentin kur Sergei Cenolli është njohur me masën e sigurisë "arrest me burg".

Nga ana e mbrojtjes është pretenduar se të rinjtë janë provokuar për të bërë këtë veprim cka vërtetohet edhe me faktin se blerësi i lëndës eksplozive mbetet mister.

Pas kësaj gjykata vendosi ndaj 4 të rinjve masën e sigurisë, arrest me burg.

KOMENTE