Në kryqëzimin e “21 dhjetorit” autobusi i linjës “Kombinat-Kinostudio” ka përplasur kalimtarin i cili për fat të mirë ndodhet jashte rrezikut për jetën.
Policia ka ndaluar shoferin e autobusit dhe po punon për zbardhjen e aksidentit, i cili mendohet se shkak ka qënë futja në kalim e kalimtarit kur semafori ka qenë i kuq.