Shoqatat kryesore te mjedisit ne Shqiperi thone se publiku qendron ende larg perfshirjes ne vendimmarrjen politike mbi mjedisin, per shkak se komunikimi mjedisor mbetet larg cilesise se deshiruar.
Ne nje aktivitet te mbeshtetur nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC Shqiperi), perfaqesues te mbi 20 organizatave mjedisore pohuan nevojen e nje dialogu te riperterire me median kombetare dhe shfrytezimin me te mire te mediave te reja, si mjete per krijimin e dijes publike mbi shqetesimet mjedisore
“Mjedisi mbetet zemra e cdo politike dhe dialogu rreth tij eshte garancia per te parandaluar krizat e zhvillimit” tha Rezart Kapedani, menaxher i programit SENiOR-A zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit dhe financuar nga Qeveria Suedeze.
Perfaqesues te shoqerise civile pohojne se perafrimi i vendit me standardet evropiane kerkon vendosjen e mjedisit ne qender te optikes vleresuese dhe vendimmarrese, ne cdo sektor.
Shoqatat mjedisore, prej sot, jane me te aftesuara te percjellin zerin e publikut dhe ta perfaqesojne ate ne komunikimin kombetar vendimmarres. «Ne jemi te gatshem qe te krijojme nje hapesire te re dhe te shtuar per mediat ne kete proces»- tha Gavrosh Zela nga Qendra Shqiptare per Zhvillim te Qendrueshem .
Qendra Rajonale e Mjedisit mbeshteti gjithashtu nje veprimtari treditore formuese ne fushen e komunikimit –perfshire komunikimet me mediat e reja online.
Ne Shqiperi jane te regjistruara dhe veprojne mbi 100 shoqata mjedisore, kryesisht aktive ne qytetet e medha. Puna kryesore e tyre ka adresuar nevojat e publikut per informim dhe ndergjegjesim ne lidhje me ceshtjet e mjedisit dhe nderhyrjet mbi te ne nje tranzicion te veshtire.
OJF-te jane perfshire ne menyre aktive ne mbrojtjen e ceshtjeve mjedisore. Ketu mund te permendim informimin dhe ndergjegjesimin e komunitetit lokal ne lidhje me pasojat e ngritjes pa kriter te HEC-eve te vegjel apo mbi vigjilencen mjedisore ndaj operatoreve industrial ne lidhje me respektimin e kushteve te lejeve mjedisore. Gjithashtu nje numer i madh OJF-sh mbeshtesin edukimin ne shkollat e arsimit te ulet mbi tema mjedisore si «Riciklimi mbetjeve» apo «Energjite e rinovueshme»
Megjithate perfaqesimi i shoqatave mjedisore ne media mbetet ende i vogel.