English

Shqiptarit në Zvicër i sekuestrohen 155 milionë euro dhe mbi 62 kg ar

Për herë të parë në historinë e çështjeve penale të Zvicrës është vendosur një sekuestrim prej 155 milionë eurosh ndaj shqiptaro-zviceranit, Petrit Kamatës, të ashtuquajtur, “Bos i bosëve të floririt”, shkruan “Presheva Jonë”.

Ai është quajtur pa frikë me këtë emër pas përfshirjes në një çështje antiligjore në korrik të 2011-ës. Në fillim autoritetet zvicerane i sekuestruan atij 60 kg argjend dhe 1 kg e gjysmë ar.

Gjykata Penale zbatoi kërkesën e gjyqësorit italian, i cili kërkonte që të bllokohej pasuria e 55-vjeçarit, Petrit Kamata, pas hetimit të vilës “Fort Knox”, e cila vlente 188 milionë euro. Hetimet për vilën nisën pasi aty mendohej se atje "ziente"kontrabanda e arit dhe argjendit, raporton agjencia e lajmeve “Presheva jonë” nga Zvicra.

KOMENTE