English

Meta shprehu dëshirën e Shqipërisë për përfshirjen e Kosovës në takimet e organizuara nga Asambleja Parlamentare e OSBE,

Kryetari i Kuvendit vijoi vizitën e tij zyrtare në Danimarkë me takime të veçanta me Sekretarin e Përgjithshëm te Asamblesë Parlamentare të OSBE, Avokatin e Popullit të Danimarkës, dhe zhvilloi bisedime me përfaqësues të Konfederatës së Industrisë Daneze dhe të Agjencisë Daneze të Energjisë.
Në takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të OSBE me Seli në Kopenhagen z. Spencer Oliver, z. Meta vlerësoi punën e OSBE në Shqipëri dhe në rajon, duke theksuar kontributin e veçantë të Organizatës në Kosovë. Në këtë kuadër z. Meta shprehu dëshirën e Shqipërisë për përfshirjen e Kosovës në takimet e organizuara nga Asambleja Parlamentare e OSBE, i cili do të ishte një gjest kontribuues për forcimin e stabilitetit në rajon. 
 
Sekretari i Përgjithshëm,  z. Spencer Oliver bëri një vlerësim të veçantë për rolin e rëndësishëm konstruktiv që Shqipëria luan në rajon dhe shprehu gatishmërinë për të forcuar bashkëpunimin mes Asamblesë Parlamentare të OSBE dhe Kuvendit të Shqipërisë. 
 
Në takimin me Avokatin e Popullit të Danimarkës z. Jørgen Steen Sørensen, Kryetari i Kuvendit shprehu mirënjohjen e thellë të Shqipërisë për mbështetjen e rëndësishme që Danimarka i ka dhëne institucionit të Avokatit të Popullit në Shqipëri, i cili është krijuar sipas modelit danez dhe që është tërësisht i angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve në Shqipëri, si dhe në fuqizimin e standardeve më të larta të demokracisë në vend.
 
meta-ulqiniv
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta u takua gjithashtu edhe me përfaqësues të Konfederatës së Industrisë Daneze dhe të Agjencisë Daneze të Energjisë, me të cilët zhvilloi bisedime lidhur me forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Danimarkës, veçanërisht në fushat e Energjisë, Bujqësisë, Agro-Përpunimit dhe Turizmit. Në këtë drejtim, z. Meta shprehu vullnetin e Shqipërisë për të mirëpritur komunitetin e investitorëve Danezë, për të cilët vendi ynë ofron potenciale të shumta.
 

KOMENTE