English

5 prioritetet që i janë lënë Shqipërisë për tu plotësuar nga KE-ja

Në vazhdën e takimeve me shoqërinë civile, në kuadër të gjithpërfshirjes për procesin e integrimit në BE, u zhvillua në Ministrinë e Integrimit Evropian takimi i rradhës për të diskutuar në lidhje me hartimin Road Map-it mbi 5 prioritetet që i janë lënë Shqipërisë për tu plotësuar nga KE-ja.

Përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile sollën komentet dhe vërejtjet e tyre lidhur me draftin e propozuar të Road –Map-it dhe prezantuan pritshmëritë lidhur me vendimmarrjen për procesin e integrimit.

Zv/Ministri i Integrimit Evropian z. Gentian Elezi u shpreh se MIE është e prirur të krijojë një marrëdhënie interaktive me shoqërinë civile, për të bërë të mundur përfshirjen në çdo dokument pune apo strategjik të propozimeve konkrete të shoqërisë civile.

”Ne jemi të interesuar të marrim propozime nga ju për çdo çështje që lidhet me integrimin dhe që do ta përfshijmë në dokumente t strategjikë. Kontributi juaj është me vlerë sepse eksperienca në fushat që ju mbuloni, është e tillë. Ne kemi një sektor të ri të shoqërisë civile që ka rolin e koordinuesit mes qeverisë dhe organizatave që ju përfaqësoni e që po ngre në mënyrë graduale kapacitetet e tij. Ju siguroj se bashkëpunimi do të jetë i frytshëm”, u shpreh Zv. Ministri, Elezi.

Kjo ishte hera e dytë që përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile diskutojnë rreth draftit të road-map-it për pesë prioritetet.

KOMENTE