English

Elita shqiptare e Turqisë

Elita shqiptare e Turqisë


Jahja bej Dukagjini

Është një nga djemtë e familjes së Lekë Dukagjinit, që mund të jetë strehuar ose marrë peng dhe është rritur në oborrin e Sulltanit, dalluar si ushtarak i zoti. Ka marrë pjesë në luftimet që komandonte Sulltan Sulejman Kanuni në Tameshvar (Hungari).


Osman bej Dukagjini

Nipi i vezirit hero, Ahmet Pashë Dukagjinit, dhe biri i Mehmet Pashë Dukagjinit. Ai ishte dijetar i urtë e punoi si kadi në Stamboll. Hartoi veprën biografike “Kaditë e Stambollit”.



Arkitekt Kasem Agai

Ka lindur në fshatin Grëmsh, të krahinës së Tomoricës. Rininë e parë e kaloi në Berat. Pastaj i ati e dërgoi në Stamboll për studime profesionale. U bë asistent pranë Koxha Mimar Sinanit (të madh) dhe Sedefqar Mehmet Elbasanit. Duke u dalluar në punime arkitekturale, më 1595 u afirmua arkitekt i pallatit. Më 1622 u bë kryearkitekt. Ka ndërtuar JENI XHAMI (Xhaminë e re) të Stambollit dhe ka edhe shumë vepra të tjera.



Kryemjeshtër Mehmet Isa

Është arkitekt me origjinë shqiptare, një nga kryemjeshtërit e Tyrbes së famshme TAXH-MAHAL në INDI. Mehmet Isai kishte lindur në Opar.



Arkitekt Sinan Atik Agai

Ky arkitekt quhet edhe Sinan Isuf. Megjithëse nuk dihet plotësisht jeta e tij, shumë shkrimtarë thonë se Sinan Atiku ka qenë shqiptar, edukuar në pallatin osman. Ishte arkitekti që kishte ndërtuar XHAMINE FATIH të Stambollit.



Arkitekt Mehmet Sedefqar

Është marrë nga Elbasani më 1562 dhe u bë nxënësi dhe asistenti i Koxha Mimar Sinanit. Bëri studime në Rumeli dhe Lindje të Mesme. Në vitet 1597–1598 ai ishte drejtor i përgjithshëm i krojeve të Stambollit, ku shërbeu 8 vjet. Më 1606 u bë kryearkitekt, ndërtoi dhe zbukuroi mjaft faltore dhe pallate. Kryevepra e tij është Xhamia e Sulltan Ahmetit (Xhamia Blu).



Dedë Ismail Efendi

Ka lindur në Stamboll, por rrjedh nga një familje shqiptare. Babai i tij, Sulejman Agai, ishte shpërngulur nga Elbasani për në Stamboll. Kishte blerë një hamam dhe nga ky mbante mbiemrin Kosturi, që e shndërroi në Hamamizade (bir hamamxhiu). Këngët e tij u pëlqyen edhe nga Oborri i Sulltanit. Më pas atë e emëruan kryemuzikant në Pallat. Këngët ishin me karakter popullor dhe hartuar me një turqishte të thjeshtë. Kënga e titulluar “Fati im i zi, varet te flokët e tua”, u pëlqye shumë prej Sulltan Selimit. Dede Ismail Efendiu kishte kompozuar më tepër se 200 vepra muzikore. Sot kanë mbetur të paharruara dhe dëgjohen me kënaqësi, 160 këngë klasike turke.



Dijetarë të shquar turq, me origjinë shqiptare



HALIL PASHA BUSHATI

Poet dhe dijetar



HUSEIN QAMIL BEJ TEPELENA

Nipi i Ali Pashë Tepelenës, poet, ka vepra të botuara dhe rreth 15 dorëshkrime.



SELIM SIRRI PASHA

Nipi Ali Pashë Tepelenës, poet lirik i dalluar



MUSTAFA RESHIT SALIH PASHA

Lindi në Janinë, biri i Vezir Mehmet Aqif Pashës. Kishte hartuar poema filozofike.



HASAN HAKI PASHA

Ka lindur në Shkodër dhe padishahut i qe paraqitur me petka shqiptare. Shërbeu si zëvendësvali.



NUMAN MENEMENXHIOGLU

Diplomat i dalluar, shërbeu si ambasador në Paris në fillim të Luftës II Botërore. Deputet gjatë viteve 1955-1956 dhe 1957-´58.



TURHAN PASHA

I lindur në Janinë, diplomat dhe burrë shteti. Në kohën osmane shërbeu si ambasador në Vjenë, Moskë, Madrid etj. Pas Luftës I Botërore mori pjesë në qeverinë shqiptare. Në Konferencën e Paqes, mbajtur në Paris më 25 shkurt 1919, mbrojti të drejtat shqiptare, duke bashkëpunuar me shumë delegacione të diasporës shqiptare.



Mehmet Akif Ersoy, shkrimtari i Himnit Kombëtar turk



I lindur më 1873, Mehmet Akif Ersoy edhe pse me profesion veterinar, kishte ndikim të madh në letërsi dhe rrethet fetare të periudhës së fundit të Perandorisë Osmane. Poemat e tij përmbledhin proza, derisa ai përdorte gjuhën e zakonshme edhe në vargjet e sofistikuara të poezive të tij. Përmbledhja e famshme e poemave të tij “Safahat”, lexohet me të madhe në Turqi. Mehmet Akif, babai i të cilit ishte një shqiptar nga Kosova dhe nëna e tij një turke, është lindur në Fatih të Stambollit më 1873. Ai kishte një jetë të thjesht dhe të stilit tradicional. Emri i tij origjinal është Mehmet Ragiyf. Ai jetoi në një kohë kur dëshpërimi dhe varfëria ishin në nivelin më të lartë në administratën e vendit, pas kapitullimit të Perandorisë Osmane. Akifi vdiq më 1936 në Stamboll por veprat e tij jetojnë edhe sot e kësaj dite.



Kryeministrat e Perandorisë Osmane me origjinë shqiptare

1. Zaganos Pasha

2. Gedik Ahmed Pasha

3. Davud Pasha

4. Dukakinzade Ahmed Pasha

5. Pargali Ibrahim Pasha

6. Ayas Mehmed Pasha

7. Çelebi Lutfi Pasha

8. Kara Ahmed Pasha

9. Lala Kara Mustafa Pasha

10. Koca Sinan Pasha

11. Serdar Ferhad Pasha

12. Yemisçi Hasan Pasha

13. Gumulcineli Damad Nasuh Pasha

14. Ohrili Huseyin Pasha

15. Mere Huseyin Pasha

16. Tabaniyassi Mehmed Pasha

17. Sultanzade Mehmed Pasha

18. Kara Dev Murad Pasha

19. Tarhoncu Ahmed Pasha

20. Zurnazen Mustafa Pasha

21. Koprulu Mehmed Pasha

22. Koprulu Fazıl Ahmed Pasha

23. Koprulu Fazıl Mustafa Pasha

24. Arabaci Ali Pasha

25. Amcazade Koprulu Huseyin Pasha

26. Koprulu Numan Pasha

27. Hacı Halil Pasha

28. Ivaz Mehmed Pasha

29. Ivazzade Halil Pasha

30. Alemdar Mustafa Pasha

31. Çavusbasi Memis Pasha

32. Mustafa Naili Pasha

33. Avlonyali Mehmed Ferid Pasha

34. Said Halim Pasha

35. Ahmed Izzet Pasha

KOMENTE