Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim tjetër të rëndësishëm në favor të Partisë Demokratike, duke pranuar si të drejtë ankimin e saj kundër vendimit të Parlamentit, që rrëzoi pak kohë më parë kërkesën e opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor për Tatimet.
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në përfundim të shqyrtimit të çështjes me:
Kërkues: Një Grup Deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë.
Subjekte të Interesuara: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.
Me objekt: 1. Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe subjektit kushtetues në konflikt (jo më pak se një e katërta e deputetëve)
2. Deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.66, datë 24.12.2013 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e kërkesës së një grupi deputetësh “Për ngritjen e një komisioni hetimor për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për administrimin e bazave të të dhënave shtetërore tatimore, si dhe për të njohur dhe verifikuar në thellësi fenomenin e ndërhyrjes dhe bllokimit për disa ditë të sistemeve elektronike tatimore”, si shkak për lindjen e mosmarrëveshjes së kompetencës.
Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi si dhe prapësimet e ngritura prej subjektit të interesuar, me vendimin e datës 03.04.2014, njëzëri.
VENDOSI:
1. Pranimin e kërkesës.
2. Zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet jo më pak se një e katërta e deputetëve dhe Kuvendit të Shqipërisë.
3. Deklarimin, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të vendimit nr.66, datë 24.12.2013 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e kërkesës së një grupi deputetësh “Për ngritjen e një komisioni hetimor për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për administrimin e bazave të të dhënave shtetërore tatimore, si dhe për të njohur dhe verifikuar në thellësi fenomenin e ndërhyrjes dhe bllokimit për disa ditë të sistemeve elektronike tatimore””.
Mazhoranca deklaroi atehere se kerkesa e Partisë Demokratike për të hetuar sesi është zbatuar ligji për administrimin e bazës së të dhënave shtetërore tatimore binte ndesh me Kushtetuten, pasi çeshtja po hetohej nga Prokuroria.Por ky vendim i mazhorances eshte cilesuar si antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese. Vendimi i saj per arsyetimin perkates ende nuk eshte zbardhur, por ne njoftimin zyrtar thuhet se vendimi per te cilesuar si antikushtetues aktin e Parlamentit, eshte unanim.
Partia Demokratike ishte shume e kenaqur me kete vendim te Gjykates Kushtetuese, pasi ajo beson se kopjimi ne menyre te paligjshme, i te dhenave konfidenciale tatimore te bizneseve ne Shqiperi, eshte perdorur nga Qeveria ose per te shantazhuar disa biznese ose per te favorizuar disa te tjere ne kundershtim me ligjin.
"Edi Rama dhe Ilir Meta, të terrorizuar nga dalja në dritë e këtij skandali, urdhëruan bllokimin nga Kuvendi me forcën e kartonave, të hetimit të tij. Ky vendim është notë katër dhe detyrim të përsërisë mësimin bazë të qeverisjes demokratike se Kushtetuta dhe ligji janë baza dhe kufiri i veprimtarisë së saj, pavarësisht se sa vota apo mandate ka", tha nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, Oerd Bylykbashi.
Tani, Partia Demokratike do te hedhe hapin tjeter, duke vene ne prove mazhorancen per zbatimin e vendimit te Gjykates Kushtetuese.
"Sapo të hyjë në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ne do të paraqesim kërkesën e re për ngritjen e komisionit hetimor e për të analizuar në thellësi, në përputhje me Kushtetutën këtë skandal, për t'i vënë fre kësaj arrogance antikushtetuese e për vënien para drejtësisë të porositësve dhe ekzekutorëve të këtij skandali", tha Bylykbashi.