English

PS-ja: Shqipëria ka nevojë për një opozitë të fortë dhe jo për një fabrikë shpifjesh

Fatkeqësisht Partia Demokratike nuk po del dot nga rruga e rrënimit të vazhdueshëm post-elektoral.

Sulmi i sotëm i liderit të vjetër në Facebook dhe zëdhënëses së re në ekran, flasin më shumë se çdo koment për dëshpërimin e partisë më të madhe në opozitë. Sharje, shpifje, trillime dhe përgojime personash krejt të pafajshëm që akuzohen si kriminelë vetëm pse i shërbejnë shtetit nën uniformën blu, janë vazhdë e trishtueshme e rrënimit që ka përfshirë PD.

Ne e inkurajojmë qeverinë të largojë nga shërbimi publik çdo individ të kompromentuar me drejtësinë, siç bëri me të drejtë në 3 raste gjatë kësaj periudhe, por i bëjmë thirrje PD të zgjohet nga makthi i disfatës elektorale.

Shqipërisë i duhet një opozitë e fortë që e sfidon qeverinë me alternativa e me argumente dhe jo një fabrikë shpifjesh e trillimesh që me opozitën e lidh vetëm emri.

KOMENTE