Në Urën e Tapizës në Fushë-Krujë, mbrëmjen e djeshme janë ekzekutuar me armë zjarri dy persona të identifikuar Gjin Nika 35 vjeç nga Bulqiza dhe Fabio Xhunga, 33 vjeç me banim në Kamëz.
Gjin Nika mësohet se është dhe aksioner i në galeritë e kromit në Bulqizë. Viktimat janë qëlluar gjatë kohës që ata rreth orës 23:40 po udhëtonin me motor targë AA 441.
Besohet se ata janë ndjekur nga vrasësit pasi qëllimi ka qenë i saktë duke sjellë vdekjen e menjëhershme.
Burime nga Ministria e Brendshme bëjnë të ditur se Gjin Nik dyshohet se ka kryer vrasje me pagesë në Tiranë, Shkodër, Shijak, Pogradec, Bulqizë, Fier, Vlorë madje burime jo zyrtare thonë se ka qënë pjesë e grupit xhihadist, që rekrutonte ushatarë shqiptarë për në Siri.
Nika është liruar pak javë më parë nga paraburgimi, pasi ishte arrestuar në Tiranë gjatë muajit janar, si i dyshuari kryesor për dy vrasje, një të ndodhur në Tiranë dhe një në Bulqizë.
"Nga tërësia e të dhënave të deritanishme hetimore të grumbulluara dyshimet kryesore lidhur me motivet dhe autorët e kësaj ngjarje bien në konfliktet që shtetasi Gjin Nika kishte patur më parë për shkak të precedentëve të tij kriminalë. Gjin Nika ishte arrestuar nga policia e Tiranës më datë 21 janar 2014, si autor i dyshuar i vrasjes së mbetur në tentativë të mbetur në tentativë, në Tiranë, të shtetasit të D.K, si dhe vrasjes së datës 17 janar 2014 të shtetasit Hasan Talja. Hetimi i vrasjes së dyfishtë të ndodhur në mesnatën e djeshme, po vijon të hetojë me seriozitet nga Policia e Durrësit në funksion të ndëshkimit të autorëve të ngjarjes. Për këtë arsye, gjatë natës dhe paradites së të premtes janë shoqëruar 21 shtetas, si dhe po vijon puna për grumbullimin e të dhënave të dobishme për hetimin e çështjes", tha Jaeld Çela, nëndrejtor i Policisë së Durrësit.