Zëdhënësja Vorpsi denoncon sjelljen televizive të Kryeministrit 7 muaj pas marrjes së pushtetit, ndërkohë që bilanci është negativ në cdo drejtim për vlonjatët dhe gjithë shqiptarët.
Edi Rama dhe gjysma e qeverisë e çuan dëm sot një ditë pune, duke e bërë Vlorën një teatër ku me regji qendrore, Kryeministri dhe të tijtë, vunë në skenë një komedi të zezë.
7 muaj pas ardhjes në pushtet, në Vlorë nuk ka asnjë një vend të ri pune.
7 muaj pas ardhjes në pushtet, në Vlorë kërcet tritoli, dhe trafiku i drogës përmes Vlorës ka vënë në alarm shtetet fqinje.
7 muaj pas ardhjes në pushtet, varfëria është rritur në Vlorë, dhe gërmadhat e tritolit të trilleve të Ramës janë vigjilja e sezonit turistik.
Pikërisht në këtë situatë, Edi Rama bën show, sillet si një konferencier, duke drejtuar një spektakël të shëmtuar të largimit nga puna të një prefekti të dështuar.
Cfarë do të thotë e gjitha kjo për qytetarët vlonjatë.
A jetojnë ata më mirë sot sepse Edi Rama, kryeministri dhe deputeti i tyre dyndet atje me ministra e me autobuzin e regjisë qendrore.
A janë vlonjatët më të sigurtë sot, sepse Edi Rama është bërë producent i shfaqjeve televizive.
A kanë të rinjtë vlonjatë më shumë punë, a kanë të moshuarit pensione më të larta, a kanë familjet çmime më të mira të energjisë dhe ushqimeve bazë.
Jo, asnjë gjë e mirë nuk ka ndodhur në Vlorë, qysh se Edi Rama u zgjodh deputet atje dhe Kryeministër.
Ndaj, shfaqje si kjo e sotmja jo vetëm nuk e fshehin situatën e rënduar ekonomike, të rendit e sigurisë, por nxjerrin më në pah dështimin e kryeministrit dhe deputetit të Vlorës.
Ndërsa I menjëhershëm ka qenë reagimi i degës së Partisë Socialiste në Vlorë. Përmes një deklarate për mediat, PS e Vlorës ka kërkuar që të mos e marrin në gojë ata që në 8 vite nuk bënë asnjë investim në këtë qytet.
PS thekson më tej në deklaratë, se me Edi Ramën dhe qeverinë e socialisteve të bashkuar Vlorës i është kthyer frymëmarrja dhe buzëqeshja.
Deklarata e PS Vlorë sot
Saliu plak dhe laureshat e tij, bëjnë mirë të mos e zënë me gojë Vlorën. Sepse sa herë hapin gojën i kujtojnë Vlorës shkatërrimet e pasurive kombëtare, grabitjet e pronave në bregdet, zero investimet e tyre për Vlorën në tetë vjet. Me Edi Ramën dhe qeverinë e socialisteve të bashkuar Vlorës i është kthyer frymëmarrja dhe buzëqeshja. Ata që me politikën e tyre antishqiptare e bënë Shqipërinë përshesh, nuk mund të kërkojnë sot llogari për plagët që hapi kudo pushteti i tyre. Vlora dhe gjithë Shqipëria po rilindin dita-ditës