Erion Alizoti, 18 vjeçari i cili bashkë me shokët e tij kishte shkuar për të njohur nga afër kanionet e Erzenit humbi jetën pikërisht në 30 mars.
Ai u rrëzua në ujrat e lumit Erzen dhe nuk mundi të dilte i gjallë prej andej.
Për 10 ditë me radhë kërkimet edhe të forcave polumbare të RENEA-s nuk mundën të gjenin trupin e tij kur vetëm sot trupi i pajetë i tij është gjetur nga banorët e zonës jo shumë larg nga vendi ku rrëshkiti.
Dy prej 8 adoleshenteve janë afruar në tentativë për të prekur ujin e lumit Erzen dhe kanë rrëshqitur në të. Vendi i sakte ku rrëshqitën dy të rinjtë quhet “Skurran” dhe ndodhet 30 metra poshtë shpellës së Pëllumbasit.