English

Prezantohen gjashtë paketat e reja të shërbimeve shëndetësore

Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor kanë prezantuar gjashtë paketat e reja të shërbimeve shëndetësore për kardiologjinë dhe kardiokirurgjinë invazive. Pacientët do të Pacientët do të mund ta marrin tashmë këtë shërbim falas jo vetëm në spitalet publike, por për herë të parë edhe në spitalet private.

Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqja, tha në takimin e organizuar për këtë qëllim, se këto paketa do të kalojnë për miratim në Këshillin e Ministrave. “Unë dua të them se çfarë do të bëjmë ne që këto paketa jo vetëm të jenë të realizueshme por si të plotësojmë atë boshllëk që u prezantua. Spitalet publike dhe private u pa qartë që nuk shkojnë më shumë se 60%. Dhe ne e krahasuam me vendet e rajonit, vende të përafërta me ne.

Së pari garantoj se nuk do të ketë më materiale mjekimi që do të lënë për të dëshiruar. Së dyti, deri në fund të vitit vëmë në punë reaminacionin e spitalit “Shefqet Ndroqi”. Është e sigurt se materialet e mjekimit për këtë vit janë 30 % më shumë. Në këtë fazë po programojmë fondet që një radiografinë ta zëvendësojmë dhe të vendosim një anglograf në Shkodër. Sepse është i rëndësishëm për shëndetin, një ndërhyrje më kohë pakëson pasoja të tjera, ne duam ta spostojmë punën mbi të cilin është ndërtuar shërbimi shëndetësor nga sëmundja drejt shëndetit. Potencialisht është e pamundur të realizohet i gjithi, por këtë sipërmarrjë do e ndërmarrim për ta realizuar në një pjesë të mirë të saj”, tha ministri Beqaj.

KOMENTE