Deputeti Noka bën të ditur nismën e PD për të thirrur në seancë dëgjimore urgjente në Komisionin e Sigurisë, Ministren Kodheli
Ndërkohë që forcat e armatosura gjenden përballë akuzës më të rëndë në historinë e shtetit shqiptar, se bazat e saj janë përfshirë në trafikun e drogës, Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka 4 ditë që është zhdukur, dhe papritur del në skenë një ambjentalist.
Ambjentalisti që doli sot nuk iu përgjigj pyetjeve të opozitës dhe të mbarë publikut tashmë, se a ka informacion Ministrja e Mbrojtjes për përfshirjen e institucionit që drejton në trafikun e drogës.
Zonja Ministre mos u fsheh por përgjigju: A keni informacion për përdorimin e mundshëm të infrastrukturës së forcave të armatosura për trafik droge?
Nëse ke informacion, çfarë masash ke marrë para fakteve të tilla tronditëse.
Zonja Ministre nuk mund ti fshihet pafundësisht transparencës , dhe përgjegjësitë e saj dhe të kryeministrit, për këtë aferë që e njollosin Shqipërinë anëtare të NATO-s me turpet e një republikë të dështuar të trafikut të drogës.