Në burgun e Patras në Greqi, ka ndodhur një vrasje që duket e pazakontë sidomos pas ngjarjes së ditëve më parë të Ilia Karelit.
Këtë radhë shqiptari vret shqiptarin. I riu shqiptar është vrarë me thikë nga një i burgosur shqiptar, 32 vjeç i dënuar me burg të përjetshëm për trafikim droge dhe posedim armësh.
Ngjarja është shënuar mëngjesin e sotëm ndërsa të burgosurit kanë qënë në ajrim.
Disa media greke shkruanin se viktima mund të ishte kushëriri i Alket Rizait, por vetë ky i fundit përmes një prononcimi në telefon e mohoi: “Nuk është kushëriri im. Nuk e njoh fare atë person”.