Partia Demokratike është duke u bërë çdo ditë e më qesharake me akuzat për avionë të padukshëm që ngrihen në qiejt e Shqipërisë. Njëherë nga malet e Gjadrit, njëherë nga kënetat e Divjakës e njëherë nga rruga e Tepelenës. Askush nuk i ka parë këta avionë imagjinare, përveç ish Kryetarit të PD Berisha dhe zëdhënësit të sotëm Basha.
Partia Socialiste e fton opozitën të bëhet serioze e të ndalojë këtë lumë akuzash të paskrupullta, e mbi të gjitha qesharake, të cilat nuk bëjnë asgjë tjetër veçse tentojnë të cenojnë imazhin e vendit dhe të Forcave të Armatosura, me të vetmin qëllim: Marrjen nën mbrojtje politike të ish zyrtarëve të lartë të ministrisë së mbrojtjes të zhytur deri në fyt në korrupsion.
Prokuroria ka nisur hetimet, me kërkesë të Ministres së Mbrojtjes. Nëse opozitës i ka mbetur qoftë edhe një fije serioziteti, pretendimet e saj le t’i paraqesë në Prokurori për të mos u bërë gaz i botës përmes qëndrimeve dhe deklaratave qesharake si këto të ditëve të fundit, eshte shprehur deputejtja e PS-se Olta Xhaçka.