English

Saimir Tahiri kërkon ndërhyrjen e Presidentit

Një listë me rreth 65 vendime të gjykatave, të cilat në vlerësimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme meritojnë një shqyrtim të hollësishëm, iu dërgua Presidentit të Republikës, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri në një letër drejtuar sot Presidentit Nishani vlerëson se “vendimet e gjykatave nuk janë pronë private as e gjyqtarit të çështjes, as e palëve të përfshira dhe as e autoriteteve që qeverisin gjyqësorin, madje përkundrazi, diskutimi mbi vendimet e gjykatave përmbush dhe plotëson nevojën për respektimin e tyre dhe të gjyqësorit në tërësi”.

Në këtë kontekst ministri Tahiri kërkon ndërhyrjen e Presidentit për të vënë në lëzije KLD-në, për të shqyrtuar zbatimin e ligjit dhe standardet e dhënies së drejtësisë për qytetarët, qoftë të akuzuar apo më shumë akoma, të dëmtuar nga vendimet e përmbledhura në listën bashkëngjitur letrës.

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme këto vendime të gjykatave janë “më së paku të diskutueshme, në mos fort absurde, të cilat nga njëra anë kanë efekt shkatërrues mbi pritshmërinë e qytetarëve për drejtësi, por nga ana tjetër betonojnë kulturën e pandëshkueshmërisë duke ricikluar kriminalitetin dhe paligjshmërinë”.

************************
Lista e vendimeve

KAPET ME ARMË – GJYQTARI E LIRON NË SALLË

Policia e Shtetit në datë 19.03.2014 ka arrestuar ne flagrancë shtetasin z. Kujtim Xhevdet Proshka, pasi ka kundërshtuar me
dhunë shërbimet e policisë, si dhe është kapur me një sasi armësh zjarri dhe armë gjahu pa leje nga shërbimet e policisë. Në
Prokurori janë referuar këto prova materiale, 4 armë zjarri automatik, një sasi e konsiderueshme municioni luftarak, dy armë
gjahu. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kavajë, me Prokuror të çështjes z Shyqyri Duro ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest me
Burg”. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, me gjyqtar të çështjes z. Osman Aliu me vendimin nr. 12-2014-356 të
datës 23.03.2014, ka vendosur “Arrest i paligjshëm dhe Lirim i menjëhershëm”.
ARMËMBAJTJE PA LEJE – GJYQTARI VENDOS ARREST NË SHTËPI
Më datë 27.11.2013, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Nazmi Brukaj, për veprën penale “ Neni 278/2/3, i K.Penal.
Prokurori i çështjes, kërkoi masa e sigurisë “arrest në burg” ku dhe në cilësinë e provave materiale depozitoi një automatik dhe
dy krehëra, ndërkohë që nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, është ndryshuar masa e sigurisë duke vendosur “arrest në
shtëpi”.
ARMËMBAJTJE PA LEJE – GJYQTARI VENDOS ARREST NË SHTËPI
Më datë 30.11.2013, arrestimi në flagrancë i shtetasi Isamil Haxhi Daci, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e
armëve luftarake e municionit”, parashikuar nga neni 278/2/3 i K.P. Prokurori i çështjes, kërkoi masa e sigurisë “arrest në burg”
ku dhe në cilësinë e provave materiale depozitoi një automatik dhe dy krehëra, ndërkohë që nga ana e Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Kavajë, është ndryshuar masa e sigurisë duke vendosur “arrest në shtëpi”.
ARMËMBAJTJE PA LEJE – GJYQTARI VENDOS DETYRIM PARAQITJE
Arrestimi në flagrancë i shtetasit Remzi Skarra, për vepren penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe e
municionit”, parashikuar nga neni 278/3 i K.P. Prokurori i çështjes, kërkoi masa e sigurisë “arrest në burg” ku dhe në cilësinë e
provave materiale depozitoi një automatik, ndërkohë që nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, është ndryshuar masa e
sigurisë duke vendosur “Detyrim paraqitje”.

ARMËMBAJTJE PA LEJE – GJYQTARI VENDOS ARREST SHTËPIE
Më datë 08.11.2013 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Kastriot Dod Lleshaj, per armë mbajtje pa leje. Gjyqtari Dedë Miri, në
Gjykatën e Faktit ka vendosur masë sigurie ‘’Arrest Shtëpie”
ARMËMBAJTJE PA LEJE – GJYQTARI VENDOS ARREST SHTËPIE
Më datë 07.01.2014, është arrestuar në flagrancë, shtetasi Besnik Toçi, për armë mbajtje pa leje. Prokuroria ka kërkuar caktimin
e masës së sigurimit arrest në burg. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e këtij shtetasi dhe ka
caktuar si masë sigurie “Arrest ne shtëpi”.
ARMËMBAJTJE PA LEJE – PROKURORIA E GJYQTARI , ARREST SHTËPIE
Më datë 09.02.2014, është arrestuar në flagrancë shtetasi Shukri Skënderi, për armë mbajtje pa leje me automatik me një krehër
dhe 34 copë fishekë. Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurimit “Arrest në Shtëpi”. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër,
ka vlerësuar të ligjshëm arrestin e këtij shtetasi dhe ka caktuar si masë sigurie “Arrest ne shtëpi”.
ARMËMBAJTJE PA LEJE – GJYQTARI VENDOS ARREST SHTËPIE
Më datë 18.11.2013, rreth orës 16.40, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Erisjon Shpëtim Jahja, për armë mbajtje pa leje.
Gjykata e Faktit, me gjyqtar Besnik Qirën, ka vendosur masë sigurie “Arrest Shtëpie”.
ARMËMBAJTJE PA LEJE – GJYQTARI VENDOS DETYRIM PARAQITJE
Me vendimin e shkurtuar për të arrestuarin në flagrancë Naim Xhavit Guni për veprën Penale mbajtje pa leje të armëve luftarake.
Prokurorja e çështjes Znj Anisa Qilimi ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest me Burg”. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë me
Gjyqtare Ëngjëllushe Tahiri ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” duke bërë lirimin e
menjehershëm të tij.
ARMËMBAJTJE PA LEJE – GJYQTARI VENDOS ARREST NË SHTËPI

KOMENTE