English

Kryeministri Rama prit sot në takim Zëvendëskryeministrin e Turqisë, zotin Emrullah İşler

Kryeministri Edi Rama prit sot në takim Zëvendëskryeministrin e Turqisë, zotin Emrullah İşler, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë.

Në takim u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve, që bazuar në miqësinë e lidhjet tona tradicionale do të forcohen edhe më tej, në të ardhmen.

Zëvendëskryeministri Emrullah İşler i përcolli Kryeministrit Rama përshëndetjet e Kryeministrit Recep Tayyip Erdoğan dhe në emër të tij shprehu angazhim e mbështetje për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Kryeministri Edi Rama e falënderoi zotin Emrullah İşler për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Shqipërisë dhe e konsideroi sfidë materializimin e partneritetit, çka do të ndikojë edhe në rritjen e mëtejshme të shkëmbimeve tregtare, kulturore, sociale, etj.

Në takim u vlerësua si tepër i rëndësishëm dimensioni ekonomik i marrëdhënieve mes dy vendeve dhe në këtë kuadër, Zv/kryeministri Emrullah İşler theksoi se ekzistojnë potenciale të mëdha për të çuar më tej si marrëdhëniet tregtare, ashtu edhe investimet.

Gjithashtu, zoti Emrullah İşler e siguroi Kryeministrin Rama se qeveria turke do të mbështesë realizimin në Shqipëri të një seri projektesh infrastrukturore, në kuadër edhe të ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

KOMENTE