English

Lëkundje tërmeti, me epiqendër në detin Adriatik

Në zonën bregdetare të vendit, kryesisht në Lezhë dhe Shkodër diten e sotme jane ndier dy lekundje termeti.
Epiqendra eshte lokalizuar në detin Adriatik. Tërmeti i parë me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter, është regjistruar rreth orës 23:25 të mbrëmjes së të hënës.

Vetëm pesë minuta më pas një tjetër lëkundje me magnitudë 3.6 e Shkallës Rihter është regjistruar në detin Adriatik.

Deri tani nuk ka raportime për dëme materiale.

KOMENTE