Ministri saudit i shëndetësisë është shkarkuar pa shpjegim, pasi koronavirusı Mers çoji ne rritjen e numrin e te vdekurve deri në 81.
Abdullah el-Rabiah u shkarkua vetëm disa ditë pas vizitës ne spitalet në Jeddah për të qetësuar publikun nga paniku mbi përhapjen e virusit.
Arabia ka regjistruar numrin më të madh të infeksioneve nga MERS qe shkakton probleme te renda respiratore.
Ministria tha se kishte regjistruar 261 raste të infeksionit në të gjithë mbretërinë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se është informuar për 243 rastet e konfirmuara nga laboratori në mbarë botën, duke përfshirë 93 të vdekur që kur virusi u zbulua për herë të parë në shtator 2012.
OBSH, e cila ka monitoruar situatën globale, thotë se aktualisht nuk ka asnjë arsye që të imponojë kufizimet e udhëtimit për shkak të virusit.