Diten e sotme rreth ores 9:40 ne Bulevardin Bajram Curri eshte vjedhur nje argjendari nen kercenimin e armeve.
Nga të dhënat e para dy autorët ishin me skafandra motori.
Pasi kanë kryer grabitjen autorët janë larguar nga vendngjarja me një motor të zi.
Informacionet e dhëna në mënyrë paraprake raportojnë se, dy personat kanë vjedhur 4 milionë lekë të vjetra. Menjëherë pas grabitjes autorët janë larguar me motor.
Ekspertët e Kriminalistikës në Policinë e Tiranës po punojnë për gjetjen e gjurmëve që mund t’i çojnë tek autorët, ndërsa po merren dhe pamjet e kamerave të sigurisë së argjendarisë.