English

Pyjet po zhduken me shpejtësi alarmante. Po në Shqipëri?

Pyjet që mbulojnë një pjesë të mirë të globit po zhduken me shpejtësi alarmante. Që nga viti 2000 deri në 2012 janë zhdukur 2.3 milion kilometra katror pyje, një sipërfaqe e barabarta me zhdukjen e 50 fushave të futbollit çdo minutë. Siç na njeh edhe materiali në vazhdim, një paisje e fuqishme kompjuterike ofron informacione të besueshme çdo minutë për të ndihmuar qeveritë dhe ata që merren me konservimin që të rikuperojnë humbjet dhe të godasin aktivitetet kriminale.
Zjarri, prerja ilegale e pyjeve, ç’pyllëzimet si dhe minierat dhe nxjerrja e naftës janë probleme kronike në pyjet tropikale në botë.

Në kohën kur zbulohen këto aktivitete, shpesh është shumë vonë për të reaguar dhe për të gjetur se kush janë fajtorët.

Global Forest Watch, është një sistem mbikëqyrës për pyjet i krijuar nga Instituti për Burime Botërore dhe 40 grupe partnere. Ai ofron imazhe pothuajse në kohë reale në internet të pyjeve.

Presidenti i institutit Andrew Steer thotë se programi do të ndryshojë gjithçka.

“Për herë të parë mund të sjellë iformacione në kohë reale në nivele lokale për këdo në botë. Ky është synimi ynë,” tha ai.

Nigel Sizer që drejton nismën, thotë se sistemi përfshin brenda imazheve satelitore informacione të rendësishme në faqe elektronike të thjeshta për t’u përdorur:

“Funksionon sikurse hartat në Google, ku Global Forest Watch tregon se ç’po ndodh në pyjet e komunitetit tend, në shtetin tënd apo madje edhe në anën tjetër të globit dhe pastaj të mund të veprosh.”

Sipas Global Forest Watch, ç’pyllëzimet në tropik po shtohen me afro 2 mijë kilometra kateror në vit, me gjysmën e humbjeve në Brazil dhe Indonezi. Zoti Sizer thotë se programi mund të ndihmojë për të ngadalësuar prirjen.

“Ai u krijon mundësi qeverive të përqëndrohen në zonat ku ndodh prerja ilegale e pyjeve. U ofron informacione kompanive si Nestle dhe Unilever që kanë thënë se nuk duan dëmtim të pyjeve nga produktet që shesin. Ato mund të përdorin programin për të vëzhguar se kush nga kompanitë furnizuese nuk po punon siç duhet.”

Global Forest Watch përdor fuqinë kompjuterike të Google Earth për të ofruar ndërthurjen me imazhet satelitore nga NASA dhe qasje në internet. Qartësia e imazheve është aq e lartë saqë mund të dallohet prerja e pemëve, djegia apo rrëzimi, thotë Rebecca More me kompaninë Google.

“Qartësia dhe iformacioni është shumë i lartë. Asnjëherë më parë nuk është bërë e mundur një detajim i tillë.”

Ky informacion në duart e sigurta mund të bëjë një ndryshim thotë Juan Carlos Jintiach (Hint-ich) që koordinon aktivitetet mes popujve dhe qeverive në nëntë vende të basenit të Amazonës.

“Është një mënyrë e thjeshtë për të shkëmbyer informacion. Për herë të parë përmes këtij programi mund të ndajmë fotot dhe njoftimet për të gjithë botën për të parë shkeljet që ndodhin në pyje dhe bërë vëzhgime në kohë reale.”

Ai thotë se hapi tjetër është për të mobilizuar njerëzit për të punuar për mbrojtjen e botës pyjore para se të jetë tepër vonë.

**************************
Çpo ndodh ne Shqiperi?

Disa mendime mbi administrimin e pyjeve dhe kullotave si dhe disa përmirësime që duhet bërë ligjit 7501 për të zbutur sado pak hendekun e madh që ka krijuar ndërmjet përfituesve dhe pronarëve.
Pyjet-Një nga masakrat më të rënda në historinë e këtij kombi në këto 20 e ca vjet trazicion është zhdukja e tyre me zjarr dhe prerje.
Zjarret çfarrosin çdo gjë që vënë përpara: dru, shkurre me vlerë industriale e medicinale si dhe faunën e egër duke e kthyer vendin nën inflyencën e erozionit, një fenomen katastrofik, për vendin tonë.
Prerjet pa kriter me qëllim fitimi, duke prerë e zhdukur, në halorë tërë llojet e pishave dhe të bredhave, që para viteve 90 ishin një burim i madh ekonomik, jo vetëm si prodhues por edhe si panoramik duke e hijeshuar vendin që nga veriu ne jugë.
Sot, shikon një çpërfytyrim total, që ngarkon shumë me përgjegjësi klasën politike shqiptare, kryesisht shtetin shqipëtar.
Në pyjet fletor jane drejt zhdukjes tërë drurët me vlere si: lisi, ilqja, mbretja, përralli, valanidhi etj., duke i prerë e bërë qymyr për eksport. U zhdukën siperfaqe me drurin e arrës që vlenin për prodhim dhe si dru shumë me vlerë për industrinë.
Drutë e zjarrit të prodhuara në Shqipëri, tregtohen në Itali dhe Greqi, kur dihet se Italia Veriore ka pyje 20 herë më shumë se Shqipëria. Para vitit 1990 bilançi i nevojave për lëndë drusore me rritjen vjetore në pyje ishte negativ, por prerjet bëheshin për nevoja të brëndëshme dhe jo për eksport. Në kujtes, vetëm në rrethin Vlorës çdo vitë mbilleshin 400 ha pyje, përmirësoheshin 600 ha, si dhe ndërtoheshin vepra arti për mbrojtjen e tokës nga erozioni 1500 m3. Gjithashtu në rrethin e Vlorës kishte 6 qëndra sektorësh me personel të specializuar që merreshin me kujdesimin e fondit pyjor e faunën, kurse sot ska asnjë dhe pyllëtarët u zvëndësuan me militant partie sa për të marrë rrogën. Në kujtesë: Më 11.12.1939 Françesko Jakomini mëkëmbësi i Viktor Emanuelit të III me fuksion në Shqipëri nxori dekretin me Nr.171 që ndalonte prodhimin e druve të zjarrit e të qymyrit për eksport në Itali, shtojrnë se atëherë Shqipëria kishte 47% të sipërfaqes me pyje e jo sot, që vendet ku ka pasur pyje kanë mbetur, se pyje s'ka më.
Kullotat - Sipërfaqe të tëra i janë nënshtruar zjarrit, brenda këtyre 22 vjetëve dhe 3-4 herë, duke e kthyer vendin në gëlqere e zhdukur bimë e shkurre me vlerë industriale, medicinale e bimë mjaltëse si: llojet e dëllënjave, murrizi, xina, cërmëdelli, gjineshtra, sherebeli, trumëza. rigoni, çaji etj. Ky veprim është i qëllimshëm dhe sabotues. Shteti seirxhi ose mohus i këtij veprimi!
Fauna - Para 90ës e pasur me çdo lloi kafshe e shpendi të egër. Pothuajse shurnë sipërfaqe ishin te virgjëra mbushur me thëllëzën e malit dhe të fushës, fazanit, lepurit, kaprollit e derrit të egër. Sot s'gjen dotë as zhapinj e harabela e jo kafshë e shpend të cituara më sipër, nga gjuetia e shfrenuar e pa kriter nga vëndas e të huaj.
Ç'mendojmë për organizimin:
-Të mos nxitohemi në drejtim të privatizimit të sektorit pyjor, mbasi dhe Franca që ka krijuar administratën e administrimit të pyjeve qysh nga viti 1329, sot 40% e pyjeve i ka shetëror kurse 60% janë pyje komunale e private.
-Të krijohet Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve e Kullotave me tërë sektoret e saj, veçmas ose brënda Ministris se Bujqësisë ose Ambjentit me kopetenca të plota teknike e ligjore.
-Në Kryeministri të ketë një staf të reduktuar për të parë ecurinë e këtij sektori në kontrollin e ligjishmërisë.
-Të ngrihen në çdo rreth drejtorit e shërbimit pyjor me tërë sektorët përbërës (mbrojte, shfrytëzim, sistemim, pyllezim, kullota, për prodhim, për eksport, si dhe sektori i gjuetisë dhe peshkimit të ujërave malor).
-Të ndalohet çfrytezimi në mënyrë kadegorike për eksport.
-Për nevoja të brendëshme çfrytezimi të bëhet në shkurre kryesisht mare e lloje të tjera me fuqi llastarizues. Të ndalohet prodhimi i qymyrit për konsum të brendshëm për një periudhë 15-20 vjeçare.
-Të krijohen sektorët pyjor në teritorin e drejtoris sipas kapaciteteve të fondit pyjor që ka në administrim.
-Shteti të mbajë në administrim pyjet mbrojtës: të brezit bregdetar, anës lumenjëve rrotull rezervuarëve vaditës, bazenet ujëmbledhës të hidroçentraleve si dhe drurët me vlrerë industriale e medicinale si në pyjet shtetëror dhe në ato komunale dhe private.
-Parqet dhe rezervatet e gjuetis si dhe pyjet mbrojtës me fuksion higjeno-sanitar në periferi të qyteteve.
-Pyje komunal e privat të jepen ato sipërfaqe që formojnë korie brenda lagjeve të fshatit ose rreth tij.
-Të kalojnë në administrim komunal pyjet mbrojtës të fshatrave që komuniteti është i interesuar si p.sh., për Vlorën: pyjet mbi fshatin Kuç, Kartha mbi Terbaç, Mjegulloshi ne Vuno etj.
-Pranë prefekturës dhe Qarkut të ketë specialist për kontrollin e ligjshmërisë.
-Ligjet të jenë rigorozisht të zbatueshëm jo vetëm nga organet e shërbimit pyjor por nga tërë struktura e shtetit, qoftë dhe për një gjethe peme e zog të dëmtuar, të ketë saksione ekstreme si para shumë shekujve.(për gjendjen e krijuar këto 22 vjetë).
-Zjarrvënësit të konsiderohen kriminel dhe të gjykohen si të tillë. Të quhen armiq të kombit shqiptar.
-Sipërfaqet e përshkuara nga zjarri të vihen ndalim kullote për 5-10 vjet, për gjendjen ku ndodhet vendi, dhia të vijë drejt zvogëlimit.
-Shteti të krijojë flotën e shuarjes së zjarreve, mundësit i ka po të shikosh harxhimet që bën për reklamimin e ruajtjes së karrikes, mbasi çdo shtet e mikroshtet që mendon për ruajtjen e vendit ku ka lindur e ka nje organizim të tillë.
-Të synohet që mbas 5 vjetësh pylltaria me komponentët e saj të jetë me vetfinancim. Shteti të marrë vetëm taksën.
-Gjuetia: Të ndalohet krejtsisht per 3-5 vjetë. Të mos ketë më gjueti turistike(e thënë) mbasi realiteti është çfarrosës e diskretitues.
-Të kufizohen ne maksimum armët e gjahut.
-Gjuetar të bëhën vetëm ata që njohin biollogjin e kafshëve e të shpendëve, që njohin ligjet e i zbatojnë ato me rigorozitet e janë mbrojtës të flaktë të faunes e florës.
Peshkimi i ujërave malor –të mbrohet jo me nxjerrje ligjesh por me zbatim ligjesh, duke e ndaluar këtë për 3-5 vjet.
-Kullotat- Si shtetëroret, privatet dhe komunaret të mbrohen nga zjarri e të disiplinohet mbi ngarkesa me llojet e kafshëve.
Ligji 7501- Dimë dëmet që ka sjellë ky ligj ekonomisë shqiptare, por dhe administrimit të tij
- Dimë që pjesa verilindore nuk e zbatoi por vate në sinoret e vjetër. Bëri dhe levizje të pa kontrolluara, duke zbritur në ultësirat e vendit e okupuar sipërfaqe të tëra me tokë arë e kthyer në ndërtime...
- Kështu si e ka katandisur vendin ky ligj e sidomos zbatimi i tij është shumë vështirë ta korigjojë çdo qeveri që të vijë pa konsesusin e të tëra forcave politike. konsesus që s’arrin kurrë, se ka qëllime sundimi!
-Por një përmiresim bëhet:
- Çdo komunë, bashki e pushtet vendor të kontrollojë formularët e përfitimit të tokës, se aty gjen familje të rregjistruara 2-3 herë dhe përfitimi i tokës i tille është.
- Gjendja civile e vitit 1990, koficenti i ndarjes të jetë bazë për përfitimin e tokës. Përfitimet e tjetra të hiqen.
- Ka raste që kanë marrë dhe sipërfaqe që s'jane tokë arë dhe ligji 7501 nuk vepron mbi të.
- Ka familje që kanë përfituar me ligjin 7501 dhe kanë marrë dhe pronat me hektarë, ku i ka zënë plani rregullues i qytetit ose i komunës p.sh. Orikum...
- Janë bërë ligje simbas interesave të parlametarëve p.sh. koop.bujqësore fermë formuese pronarët i marrin pronat kudo që janë e kanë punuar, kurse të tjerët që kanë pasur prona e mbi keto ka fuksionuar kooperativa nuk marrin si: kuadro gjeologji-miniera, pyje, hidrocentrale e ushtarak jo, sado që kanë punuar në sektor shumë të veshtirë.
- Klasa të pasura -kanë hipotekuar toka simbas dëshirës duke shfrytezuar varfërin e injorancën e popullatës. Këtë e thonë dhe vet në shkrimet e tyre, shih Eqerem Bej Vlorën.
- Me hipotekat është spekulluar shumë nga shteti me fansat e tij. Te shikohet.
- janë dhënë 600 ha pyje të brezit bregdetar në Poro të Vlorës trashgimtarëve të beut. Në realitet dokumentat flasin ndrvshe që aty s'ka pasur pronar. Populli e njeh si pylli i Togut.
- Të zbatohet ligji që ka egzistuar, që kush nuk e punon tokën që ka përfituar nga ligji 7501 brenda 3 vjetësh kjo siperfaqe ti kaloj pronarit.
- Verifikimi nxjerr shumë fallsifikime por vë në vend shumë padrejtësi.

KOMENTE