Drejtori i Pёrgjithshёm i Policisё sё Shtetit Z.Artan Didi, priti sot nё njё takim njё delegacion tё Policisё Kombёtare tё Danimarkёs, tё kryesuar nga Komisioneri i kësaj policie Z.Jens Henrik Hojberg. Gjatё këtij takimi drejtuesit e lartё tё dy policive dhe delegacionet qё i shoqëronin evidentuan nivelin shumё tё mirё tё bashkëpunimit tё deritanishëm ndërmjet Policisё Shqiptare dhe asaj Daneze, si dhe shprehёn gatishmёrinё pёr thellimin e mёtejshёm tё këtij bashkëpunimi.
Gjatё bisedës sё zhvilluar Z. Didi evidentoi bashkëpunimin e hershёm qё ekziston me Policinё Daneze, njё bashkëpunim shumё i çmuar sidomos nё fushёn e tё drejtave tё njeriut dhe nё metodologjinë e policimit nё komunitet, ku nё kёtё drejtim policia daneze ёshtё njё ndёr partnerёt e parё, qё njohu policinё shqiptare me filozofinё e polcimit nё komunitet, si dhe Projektin DANIDA, qё u implementua nё Dibёr, projekt i cili la gjurmё nё kёtё zonё, pasi zgjati pёr vite me radhё dhe falё tij u krijua njё bashkëpunim shumё i mirё mes policisё e shkollës. Z. Didi vuri nё dukje gjithashtu bashkëpunimin shumё tё mirё pёrmes oficerit tё kontaktit tё Danimarkёs, rezultatet e arritura nё kuadër tё këtij bashkëpunimi dhe besimin e krijuar mes palёve qё reflektohet nё shkëmbimin e shpejtё tё informacionit.
Drejtori i Pёrgjithshёm i Policisё sё Shtetit evidentoi dhe reformat e ndërmarra, me qёllim qё shërbimi policor tё jetё sa mё afёr pritshmёrisё sё publikut, ku aktualisht Policia e Shtetit ёshtё nё fazёn e implementimit mё thellё tё filozofisë sё policimit nё komunitet, si dhe vuri nё dukje objektivin parësor tё Policisё sё Shtetit, qё ёshtё lufta ndaj krimit tё organizuar, krimit ekonomik e financiar dhe korrupsionit, qё pёrbёjnё sfida qё Policia e Shtetit ka marrё pёrsipёr e do tё pёrmbushё pёr tё garantuar atё nivel sigurie, qё duhet pёr tё qenё vend i denjё pёr tu bёrё pjesё e plotё e Bashkimit Europian. Nё kёtё kontekst Z.Didi, shprehu gatishmёrinё pёr tё shkëmbyer eksperiencё dhe pёr tё përfituar nga përvoja e Policisё Daneze, pasi aktualisht Policia e Shtetit ёshtё nё fazёn e ngritjes sё njё strukture tё posaçme pёr tё luftuar korrupsionin e krimin e organizuar, krijimi i sё cilës do ti shёrbejё mё sё miri përmbushjes sё këtij objektivi parësor dhe do tё japё rezultatet e pritshme nё kёtё luftё.
Ndёrkohё Komisioneri i Policisё Kombёtare Daneze, Z.Jens Henrik Hojberg, theksoi faktin qё ka ardhur koha, qё kёtё bashkëpunim tё ngushtё e tё besueshëm qё ka ekzistuar mes policive pёr vite me radhë, ta vazhdojmë dhe ta intensifikojmё dhe mё tej dhe ky ёshtё dhe qëllimi i kësaj vizite, duke synuar qё tё realizojmë projekte tё tjera sё bashku po aq tё suksesshme. Z. Hojberg vlerësoi progresin e Policisё sё Shtetit, dhe shprehu gatishmёrinё pёr tё mbështetur e shkëmbyer eksperiencё nё kuadër tё luftës kundër krimit tё organizuar e korrupsionit, por dhe tё policimit nё komunitet.
Lufta ndaj krimit tё organizuar, theksoi Z. Hojberg ёshtё njё nga sfidat mё tё rёndёsishme, pasi paraqet rrezik pёr njё shoqëri demokratike dhe jemi tё gatshёm tё ndajmë me ju tё gjithё eksperiencёn tonё, qё kemi patur e hasur nё Danimarkё nё lidhje me luftёn kundёr krimit tё organizuar e korrupsionit.
Po ashtu Z. Hojberg dhe pjestarёt e tjerё tё delegacionit tё Policisё Kombёtare Daneze, vlerësuan bashkëpunimin me Policinё Shqiptare, duke e cilësuar si tё shkëlqyer dhe njё nga arsyet e këtij bashkëpunimi ёshtё besimi i ndёrsjellё mes palёve, këtij i ka shërbyer dhe prania e oficerit tё kontaktit tё Danimarkёs dhe vendeve nordike.
Nё përfundim tё takimit Z.Didi dhe Z.Hojberg konfirmuan vullnetin e pёrbashkёt tё dy Policive pёr njё bashkëpunim akoma mё tё suksesshëm mes palёve, bazuar nё besimin reciprok dhe nё sfidat e pёrbashkёta pёr njё luftё sa mё efikase ndaj krimit tё organizuar.