English

Basha pret Imzot Donato Oliverio Peshkop i Eparkisë së Ungrës, i arbëreshëve të Italisë

Kryebashkiaku, njëherësh kryetar i PD, Lulzim Basha priti në një takim Peshkopin e arbëreshëve të Italisë, Imzot Donato Oliverio, Peshkop i Eparkisë së Ungrës, i arbëreshëve të Italisë.

Zoti Basha ka vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm të klerikëve arbëreshë të cilët përveç veprimtarisë së tyre fetare, japin ndihmesë të ndjeshme edhe në ruajtjen e gjuhës shqipe (arbëreshe), të trashëgimisë kulturore dhe të gjitha traditave arbërore.

Z. Basha ka shprehur gadishmërinë për të dhënë kontributin në këtë mision fisnik dhe shumë të çmuar, për ruajtjen dhe trashëgiminë e vlerave të kulturës dhe traditës së arbëreshëve të Italisë.

Imzot Donato Oliverio, duke falënderuar z. Basha për pritjen e veçantë, ka vlerësuar tolerancën fetare të shqiptarëve, si model për të gjithë botën dhe që do të ndikonte për paqen, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin ndërfetar. Peshkopi i arbëreshëve të Italisë u angazhua personalisht dhe me të gjithë bashkëpunëtorët e tij, për të përhapur sa më shumë dhe në çdo vend të botës vlerat që mbartin shqiptarët, tolerancën fetare, fjalën e dhënë, besën, mikpritje, vëllazërinë.

Imzot Donato Oliverio ftoi zotin Basha për një vizitë zyrtare, e cila u prit me kënaqësi nga kryebashkiaku, njëherësh kryetar i PD, Lulzim Basha.

KOMENTE