English

Viti 2035 sjell “Shqipërinë e Madhe”, sipas ekspertëve rusë

Në vitin 2035 do të formohet “Shqipëria e Madhe”. Ky vlerësim ka erdhur nga ekspertët rusëku sipas tyre, në Ballkan do të ketë ndryshime të mëdha në kufij.

Këta ekspertë besojnë se Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen.
Ndryshimet sipas tyre shkruan gazeta "Zëri",do të fillojnë në Britani, kur Skocia do të shpallë pavarësinë dhe pastaj do të bashkohet me Irlandën. Katalonjasit dhe baskët do të shpallin pavarësi për shkak të nivelit të lartë të papunësisë në Spanjë, kurse kjo do të ketë ndikimin e saj edhe në Francë, ku do të krijohet shtet islamik.
Gazeta ruse “Ekspress”, shkruan se në Ballkan Bosnja do të ndahet nga Kroacia dhe Serbia, ndërsa një pjesë e Maqedonisë do të jetë e bashkuar me Shqipërinë dhe me Kosovën.

KOMENTE