English

Informacion për mushkonjat

Ka më shumë se 2500 specie të ndryshme mushkonjash në botë.
Secila specie ka emrin shkencor si psh Culex tarsalis

Të gjitha mushkonjat duhet të kenë ambjente me ujë në mënyrë që të zhvillojnë ciklin e tyre jetësor.Tipet e ujrave në të cilat gjenden larvat e mushkonjave ndihmojnë në përcaktimin e llojit të mushkonjës. Në kohën e depozitimit të vezëve mushkonja e rritur tregon një preferencë të veçantë për llojet e burimeve te ujit. Ato i lëshojnë vezët në vende të tilla si vrima pemesh që periodikisht kane mbajtur ujë, pishina, keneta, pellgje te ujërave të zeza, pellgje me ujë shiu, etj Për këtë arsye çdo specie ka kërkesa unike mjedisore për zhvillimin e ciklit të jetës. Kohëzgjatja e zhvillimit të ciklit është në varësi të species dhe temperaturës së mjedisit psh., në temperaturën 21° C cikli zhvillohet për 14 ditë ndërsa në 27° për 10 ditë, ndrërkohë që disa specie mund ta zhvillojnë ciklin e tyre në 4 ditë ose më shumë se një muaj.
Jetëgjatësia e meshkujve është 1 javë kurse femrat jetojnë 1 muaj deri 1-2 javë në varësi të temperaturës, lagështisë dhe burimeve të ushqimit.

Mushkonja Anopheles mund të fluturojnë deri në 4 orë, 1-2 km/h dhe gjatë natës deri në 12 km.

Mushkonjat e rritura qëndrojnë poshtë tunelit që ndërtojnë në rrënjët e barit.
Cikli i mushkonjave përfundimisht varet nga specia, temperatura e mjedisit, dendësia e larvave, burimet ushqimore, etj.

KOMENTE