English

TVSH-ja. Ligji më i rëndësishëm do të ribëhet nga e para. Fermeri do të pajiset me NIPT të posaçëm

Ligji më i rëndësishëm për administratën tatimore ai i tatimit mbi vlerën e shtuar do të ribëhet nga e para. Ministria e Financave ka hartuar draftin e ri, te ligjit i cili ka ndryshuar mbi 30 herë deri më tani.

Drafti sipas Ministrisë së Financave është hartuar bazuar në direktivat e Bashkimit Europian dhe sjell një sërë ndryshimesh në skemën dhe procedurat e kësaj takse.

Të gjithë qytetarët që hyjnë në Shqipëri, blejnë mallra këtu dhe e nxjerrin jashtë do të kenë të drejtë të marrin rimbursimin e TVSH-së pasi ky rast do të konsiderohet si eksport dhe shërben për të nxitur konsumin dhe tregtinë në vendin tonë.

Vec qartësimeve teknike drafti tenton të rrisë formalizimin edhe në sektorin bujqësor duke parashikuar pajisjen e cdo fermeri me NIPT të posaçëm çka do të bëjë funksionale skemën e rimbursimit të TVSH-së në bujqësi.

KOMENTE