English

Ndarja e re administrative. Ja si do të bëhet

Komisioni i Reformës Territoriale në prani të ministrit të Pushtetit Vendor, i thirrur ne seance pyetjesh nga deputetet, miratoi kriteret mbi te cilen do te behet ndarja e re e territorit te vendit.

Qeveria ka shuar edhe frikën e minoritarëve për humbje të identitetit duke i dhënë një status të veçantë në hartën e re territoriale.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Bledar Çuçi garantoi se komunat minoritare nuk do të bashkohen me bashkitë e mëdha për të mos humbur identitetin: “Sa i takon minoriteteve, sugjeroj që komunat me përbërje minoritare të mos bashkohen në një bashki të madhe, pasi do mund të sillnin përzerjen e popullsisë dhe do krijonin ndonjë premisë për humbje të identitetit të tyre etnik. ” u shpreh Çuçi.

Kriteri baze eshte krijimi i njësise funksionale, jo më pak se 30 mije banorë.

"Ne propozojmë që të thellojmë ushtrimin e aplikimit e kritereve, në përcaktimin e zonave funksionale, pra që do të jenë në të ardhmen pastaj, ndoshta njësitë e reja administrative territoriale, duke u nisur nga rrethi. Pra një zonë funksionale mos të jetë më e madhe se sa rrethi. Brenda rrethit shohim mundësinë se sa zona funksionale do të kemi", tha Bledi Çuçi.

Me propozim te deputetit socialist Blendi Klosi u qartësua edhe nje tjeter kriter, ai qe lidhet me kufirin e komunave.

"Ta heqim këtë frikë që kanë, ose një pështjellim që kanë komunitetet që komunat mund të shpërbëhen dhe të themi që territori i komunave nuk mund të cahet në dy rrethe, ose në dy bashki", tha Klosi.

Ndarja
Sipas ministrit për zonat me densitet të lartë nuk duhet të ketë më njësi vendore nën 30 mijë banorë, pra duhet të jenë mbi 30 mijë banorë. Për zonat me densitet të mesëm, nuk do të ketë më njësi vendore me popullsi me nën 20 mijë banorë. Dhe në zonat me densitet të ulët nuk duhet të ketë më njësi vendore me nën 10 mijë banorë.
Shumica në komision miratoi programin e punës dhe kriteret e ndarjes së re administrative pa praninë e opozitës. Brenda datës 19 maj Qeveria do të paraqitet në Komision me 3 variante dhe deputetët do të zgjedhin hartën e re administrative për të zbritur më pas në terren për dy muaj konsulta me komunat e bashkitë.

KOMENTE