English

Puthja që shëron dhimbjen

LETRA E NJE NENE PER FEMIJEN E SAJ!

Po te mos isha Nene?! Nuk do e dija se mund te thyeja rekordin tim personal duke shtuar 12 - 30 kg gjate shtatzanise. Po te mos isha Nene?! Nuk do ja dija vleren atyre copave te kartonave qe ngjyrosen nga ato duart e vogla. Nuk do te behesha aq e hutuar sa te harroja pultin e televizorit ne frigorifer kur marr uje per te pire dhe te fusja ne cante pultin e kondicionerit kur jam duke dale. Po te mos isha Nene nuk do te zbuloja talentin per te shkuar ne kuzhine, te ngroh qumeshtin dhe te kthehem perseri ne shtrat, me sy te mbyllur ne mesin e nates. Nuk do i hyja kurre nje aventure te zorshme si te qeroj berthamat e rrushit nje per nje. Po te mos isha Nene?! Nuk do te arrija te imagjinoja dot kurre se mund te beja qejf me shoqet si Super Mami kur ajo te rritej, nuk do e dija se c'eshte dashuria per femijet.
Nuk do ta provoja dot kurre dashurine pa kushte. Po te mos isha Nene?! Mbase nuk do me nderpritej gjumi naten dhe ne fundjavave do te flija deri vone por nuk do te zgjohesha kurre me dy docka te mbeshtetura ne faqet e mia. Po te mos isha Nene?! Nuk do te mbaja kurre ne cante biskota, letra te lagura, nje loder, nuk do te besoja ne puthjen qe sheron dhimbjen. Po te mos isha Nene?! Nuk do ta dija kurre sa qef eshte te kercesh mbi pellgjet me uje pas shiut, nuk do te beja kurre kercim picetash ne mes te njerezve vetem e vetem qe ti te hash nje kafshate me shume. Po te mos isha Nene?! Nuk do ta harroja lemshin e krijuar ne menyren e jetes tone dhe nuk do te filloja te jetoja perseri thjeshte... PO TE MOS ISHE TI?! Une nuk do te isha kurre "NENE".

Kur lind nje femiie lind nje Nene... Nuk do te besoja kurre ne vertetesine e kesaj fjale! Faleminderit Zot!

KOMENTE