English

Integrimi Europian, e ardhmja e Ballkanit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot në takim Kryetarin e Parlamentit të Kroacisë, Josip Leko.

Z.Basha e falenderoi z.Leko për mbështetjen e madhe që Kroacia po i jep vendit tonë në rrugën e integrimin europian dhe shprehu besimin se të njëjtën gjë shteti më i ri i Bashkimit Europian do të bëjë edhe në mbledhjen e këshillit të muajit qershor, kur do të diskutohet statusi i Shqipërisë për vend kandidat në BE. Basha tha se pavarësia e Kosovës ka ndikuar që i gjithë rajoni të futet në rrugën e integrimit euroatlantik, dhe me këtë rast, kryetari i Partisë Demokratike çmoi politikat dhe rolin që ka luajtur Kroacia në këtë drejtim. Basha dhe Leko konfimuan marrdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe ndanë të njëjtën pikëpamje se projektet e zhvillimit të infrastrukturës do ta ndihmojnë më tej Ballkanin në lënien pas të problemeve të së shkuarës dhe shkuarjen drejt të ardhmes europiane.

KOMENTE