Dëshironi të merrni pjesë në Konkurs ?
Tema:"Si ta bëjmë Tiranën një qytet Turistik bashkëkohor" ;
Kush : Studentë që studioni në Shqipëri ose jashtë;
Kur : Afati perfundimtar 8 Maj, 2014 ora 16:00;
Ku : aam@albmail.com (e-mail e Shoqates se Bashkive ) ;
me ne detaje ..lexoni me poshte...
PROJEKTI
“ Si ta bëjmë Tiranën një qytet turistik bashkëkohor”
A. Kush mund të aplikojë?Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë studentët e interesuar, në Shqipëri apo jashtë shtetit. Cdo aplikant mund ta dërgojë idenë e tij i vetëm ose në grup sipas template të mëposhtëm.
B. Çfarë përfitohet ?
-Çertifikatë për të gjithë pjesëmarrësit
Prezantim në Konferencën që do organizohet në 15-20 Maj, 2014
-10.000 Lekë të reja për 5 më të mirët
-Pjesëmarrje në Konferencat kombëtare
dhe ndërkombëtare
-Pjesëmarrje në projektet e Shoqatës së Bashkive
-Internship në Bashki dhe në Shoqatën e Bashkive
-Ndihmë për hartimin e
temave të diplomësTë gjithë projekt-idetë do botohen në një libër
Publikim në faqen web të shoqatës si dhe në FACEBOOK
C. Cilët janë organizatorët?
Shoqata e Bashkive të Shqipërisë ,
Bashkia e Tiranës,
Universiteti i Tiranës,
Agjensia Kombëtare e Turizmit,
Shoqata Shqiptare e Turizmit
D. Cili është qëllimi?
Qëllimi i Projektit është të bëjë të mundur
përfshirjen e studentëve në përmirësimin e jetës turistike të qytetit, nëpërmjet hartimit të projekt-ideve.
E. Hapat e projektit
1. Krijimi i Komisionit 9 persona. 14 Prill, 2014;
2. Lançimi i projektit në Universitete ,masmedia dhe rrjete sociale;
3. Takime me studentë për të shpjeguar hartimin e projektit 17 Prill-7 maj 2014;
4. Takim i Komisionit për të përcaktuar fituesit 14 Maj;5. Takim përfundimtar, shpallja zyrtare dhe dorëzimi i diplomave për pjesmarrësit 15-20 Maj;
6. Përgatitja e doracakut për idetë më të mira. (muaji Qershor ).
F. Detaje për zbatimin e projektit
Afati përfundimtar i dorëzimit të
aplikimeve është data 8 Maj 2014 (ora 16.00) ne adresen:
aam@albmail.com.Për të qënë sa më të pavarur nga emrat e studentëve çdo projekt-ide do të grumbullohet nga Shoqata e cila në vend të emrave do të vendosë shifra dhe do jua dërgojë Anëtarëve të Komisionit të cilët do të përzgjedhin projektet më të mira me anë të pikëve të
grumbulluara sipas kritereve të përcaktuara nga Komisioni.Takimi përmbyllës i projektit dhe shpallja e projekt-ideve më të mira, të cilat do të prezantohen nga vetë hartuesit e projekt ideve do të organizohet nga 15-20 Maj, 2014. Në këtë takim do të prezantohen nga studentët projektet më të mira si dhe në fund do të bëhet edhe ndarja e Cmimeve per 5 fituesit e projektit
G. Template i një koncept ideje për pjesmarrësit
1. Titulli i një project-ideje konkrete /Projekti për zhvillimin e turizmit në Bashkinë
e Tiranës
2. Objektivat dhe qëllimi që do të arrijë ky projekt. Nëse
ka nënobjektiva si në këndveshtrimin e bashkisë
3. Përcaktimi i problematikës dhe që zgjidh ky projekt dhe proritizimi i veprimeve konkrete që do ndërmerren
4. Aktorët që do të përfshihen në të
a.Detyra dhe persona/institucione përgjegjëse për cdo aktivitet
b.Partneriteti i synuar (psh bashki-privat-universitet si qendër studimi
apo zhvillimi
5. Aktivitete të ndërrmarra të shtrira në kohë
a.Nënaktivitete sipas muajveb. Investimi i synuar
6. Një buxhet /kosto e përafërt për kryerjen e tij
a. Psh 250,000 Euro për restaurimin e
një shtëpie)
c. Nëse është me faza për cdo fazë të parashikuar
7. Rezultate të pritshme nga implemtimi i projektita. si arrihen objektivat
b. Impakti i matur i ndërhyrjes
c. Mbështetja nga Bashkia, biznesi, komuniteti
8. Mundësi të replikimit në rajone të tjera nëse ka të këtij projekti apo aksioni që mund të jetë dhe i karakterit
edukativ të një target grupi si qytetarët, familjarët si konsumatore etj
9. Bashkëpunimi me bashkitë dhe komunat e tjera kufitare (nëse gjykohet )
* Çdo projekt-ide nuk duhet të kalojë sasinë e 1500 fjalëve si dhe forma e shkrimit duhet të jetë Times New Roman 12, space 1.E.
Kriteret per Vleresimin e Projekt - Propozimeve
• Konsolidimi i Prioriteteve Strategjike te Zhvillimit Ekonomik te Bashkise 15 %
• Perfitimet Social-Ekonomike Mjedisore 15%
• Rivlersim i Trashegimise Kulturore 20%
• Novacion 10%
• Konsiderim i Tendencave te Zhvillimit
te Tregut Nderkombetar Turistik 10%
• Zbatueshmeria 10%
• Propozime te Hartuara ne Grup 10%
• Visualizimi ideve ( me foto apo me paraqitje
vizatimore etj) 10%
SHOQATA E BASHKIVE TË SHQIPËRISË
email: aam@albmail.com