English

Linhart: Mbështesim Shqipërinë dhe shpresojmë ta marrë statusin e vendit kandidat këtë qershor

Ministrja e Integrimit Europian Gjosha në Austri ka takuar diten e djeshme Sekretarin e Përgjithshëm për Çështjet Evropiane të Ministrisë së Jashtme, Michael Linhart.

Ne nje prenoncim per mediat ata jane shprehur:

Gjosha: Shpresojmë për një vendim pozitiv në qershor. Statusi do ishte një shtysë për qeverinë dhe shoqërinë shqiptare në rrugën drejt progresit.

Linhart: Mbështesim Shqipërinë dhe shpresojmë ta marrë statusin e vendit kandidat këtë qershor. Komisioni ka parë progresin tuaj dhe ne mendojmë që është bërë një punë e mirë deri tani. Jemi të gatshëm t’ju ofrojmë ndihmën tonë në aspekte teknike të procesit.

KOMENTE