Sabit Abdyli - Në kampionatin botëror të pingpongut për veteranë që mbahet në qytetin e AUCKLAND-it në 12 – 17 MAJ 2014, merr pjesë edhe REPUBLIKA E KOSOVËS me tre garues.
Kampionati Botëror në Pingpong për Veteranët mbi moshën 40 vjeç fillon më 12 maj 2014 në qytetin Auckland-it.
Në ketë Kampionat merr pjesë edhe Republika e Kosovës. Është ky Kampionati i 17-te me radhë. Garues nga Republika e Kosovës janë:
- për meshkuj: Nehat Çitaku dhe Besart Domaniku,
- për femra: Besire Domaniku.
Burim Rakovica, kampion i Kosovës në vitin 1996 dhe fitues i turnirit gjithëshqiptar në pingpong për veteranët mbajtur në Dibër , në vitin 2007, në këtë Kampionat garon për Zelandën e Re. Hapja solemne e Kampionatit të 17-të Botëror në Pingpong për Veteranë bëhet më 12 maj 2014. Kampionati përfundon me 17 maj 2014.